Politike

Deklarata ‘bombë’ e Berishës: Të arrestuarit për grabitjen e Rinasit nuk janë autorët, po bëhen ‘koka t

23 Prill 2019, 17:12 Nga DOSJA
Deklarata ‘bombë’ e Berishës: Të arrestuarit për

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur “koka turku” të arrestuarit e bandës së Rinasit duke u shprehur se asnjë prej tyre nuk ka lidhje me vjedhjen.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se arrestimi i Alkond Bengasit është reklamuar si sukses spektakolar kur në të vërtetë ai ka marrë pjesë vetëm në lyerjen me bojë të mikrobuzit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” me të cilin u krye grabitja.

“Të arrestuarit e tjerë janë viktima të një farse të turpshme kriminale dhe mbahen në qeli prej tre ditësh pa avokat dhe në terror me shpresën se do të pranojnë akuzat fallco të Alizotit bis. Turp! Krim! Narkoshteti pasi vodhi paratë dhe i “dogji” ato, tani vrapon t’i mbulojë me koka turku,”-shkruan Berisha.

Berisha gjithashtu e ka krahasuar “të penduarin” e bandës me Fredi Alizotin nga çështja Babale. Alizoti dëshmoi në Prokurori se kishte imituar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, Agronin për llogari të PD-së. 

Postimi i plotë:

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alkond bengasi dosja babale fredi alizoti grabitja ne rinas sali berisha alkond bengasi dosja babale fredi alizoti grabitja ne rinas sali berisha

Sondazh

Poll