Aktualitet

ME VIDEO/ Si Safet Gjici kërkoi me ngulm heqjen e titullit ndaj Veton Surroi: Çfarë nderi qarku është ky? Del e flet hapur

27 Nëntor 2020, 17:35 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Si Safet Gjici kërkoi me ngulm heqjen e titullit ndaj Veton

KUKËS- Është publikuar vidoe e momentit kur Këshilli i Qarkut i Bashkisë së Kukësi vendosi t’i heqë sot titullin “Qytetar Nderi” publicistit të njohur në Kosovë, Veton Surroi, i dhenë në vitin 2015.

Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se Kryebashkiaku Safet Gjici këmbëngul se Surroi, nuk e meriton titullin pasi sipas tij Surroi ka bërë fushatë. Gjici dëgjohet duke thënë se Surroi duhet të shkojë në Gjykatë, duke shtuar se ky i fundit flet për interesat e veta.

“Jo vetëm që ai ka marrë një…si ta kuptojmë ne këtë. Ai po bën fushatë, ne nuk mund ta pranojmë si nder qarku, çfarë nderi qarku është kjo? Le të shkojë në gjykatë. Ai flet për interesat e veta, ky motivacion bie ndesh me atë që flet ai çdo ditë këtu. Ai flet hapur, nuk flet kot dhe në mënyrë kalimtare.” ka thënë Gjici.

Publicistit dhe politikanit Kosovar Veton Surroi, ditën e sotme i është hequr titulli “Nderi i Qarkut Kukës” që e kishte marrë në vitin, 2015  nga Këshilli i Qarkut Kukës në vitin 2015. Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në mbledhjen e mbajtur sot. Sipas kreut të Këshillit të Qarkut Abdulla Domi, vendimi është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit, të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës.

(f.m/a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet safet gjici safet gjici

Sondazh

Poll