U shemb nga tërmeti pas 3 muajsh rikonstruksion/ Gjata shkon tek shkolla “Ramazan Jangozi”: Avulluan 587 mln lekë,
27 Nëntor 2020, 09:43Nga DOSJA
TIRANË -Sekretari për Çështjen Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka shkaur sot në Thumanë duke vënë theksin tek drejtësia e munguar prej 1 viti nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga shkolla “Ramazan Jangozi”, Gjata u shpreh se për institucionin u harxhuan 587 milion lekë nga taksat e qytetarëve, por vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit ajo u rrafshua nga tërmeti.
“Pyetja që ngremë sot është: Çfarë po ndodh sot me fondet e rindërtimit të kësaj shkolle simbol të korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie? Fondet po vidhen sërish, sepse “Hajdutët e Fatkeqësisë” janë të pangopur. Ata kërkojnë që milionat të zhvaten sërish dhe rindërtimi i shpejtë i shkollës nuk është aspak prioritet i kësaj qeverie.”-u shpreh Gjata.
DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE, CLIRIM GJATA
Të dashur qytetarë! Për “Hajdutët e Fatkeqësisë” të udhëhequr nga Edi Rama, siguria e fëmijëve në shkolla nuk ka as më të voglën rëndësi. Shembull tipik i kësaj sjellje kriminale është shkolla “Ramazan Jangozi” në Thumanë. Natën e 26 nëntorit të vitit të shkuar, Thumana përjetoi një tragjedi, në të cilën humbën jetën dhjetëra njerëz, fëmijë, nëna e baballarë. Kjo humbje e madhe për familjarët, por edhe për ne si bashkëqytetarë të Shqipërisë, erdhi për shkak të neglizhencës dhe shpërdorimit të fondeve nga qeveria dhe bashkia e Krujës.
Sigurisht që “Hajdutët e Fatkeqësive” nuk kanë lëvizur asnjë gisht për të bërë drejtësi për këtë ngjarje. Madje, ata janë angazhuar duke lëvizuar çdo gurë për të bërë të mundur zvarritjen e hetimeve.
E merrni dot me mend se çfarë tragjedie do të kish qenë nëse një tërmet i ngjashëm do të kishte rënë gjatë orëve të paradites, ku të gjithë fëmijët e shkollës “Ramazan Jangozi”, të gjendeshin në klasat e tyre?
Ne kemi qenë edhe më herët në këtë shkollë për të denoncuar neglizhencën, vjedhjen e fondeve dhe sjelljen kriminale të “Hajdutëve të Fatkeqësisë”, që i gjen kudo, si në qeveri, si në pushtetin lokal. Në fakt, ajo që ka ndodhur në këtë shkollë është përtej skandalit!
Pak muaj para tërmetit të 26 nëntorit, shkolla u rikonstruktua. Për të u harxhuan 587 milion lekë nga taksat e qytetarëve. Pak javë më vonë, tërmeti nxorri në pah vjedhjen me shkollën. Tregoi se ne drejtohemi nga hijena që nuk duan t’ia dinë për sigurinë e fëmijëve, por duan vetëm të vjedhin në çdo kohë e në çdo vend, deri te shkollat dhe kopshtet e fëmijëve.
Shkolla u rrafshua brenda natës nga fadromat, në mënyrë që nga vjedhja e fondeve dhe abuzimit skandaloz kriminal të mos ngelej gjurmë, duke zhdukur vjedhjen. Kështu, 587 milion lekë avulluan vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit.
Pyetja që ngremë sot është: Çfarë po ndodh sot me fondet e rindërtimit të kësaj shkolle simbol të korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie? Fondet po vidhen sërish, sepse “Hajdutët e Fatkeqësisë” janë të pangopur. Ata kërkojnë që milionat të zhvaten sërish dhe rindërtimi i shpejtë i shkollës nuk është aspak prioritet i kësaj qeverie.
Që dikush të vjedhë disa miliona lekë, pushtetarët e sotëm në Tiranë dhe në Krujë bëjnë gjithçka munden, por veç për fëmijët që bëjnë kilometra të tërë për të shkuar në një shkollë tjetër, nuk mendojnë.
“Hajdutët e Fatkeqësisë” i kanë zvarritur procedurat e lidhjes së kontratës me të paktën 3 muaj, derisa kanë rënë dakord se si do ta ndajnë prenë e tyre në oborrin e një shkolle në tentativë, ku sot duhet të mësonin nxënësit.
Shkolla e Thumanës duhet të kishte përfunduar sot që flasim, por korrupsioni i “Hajdutëve të Fatkeqësisë” e ka penguar atë. Deri tani, është realizuar vetëm 30% i punimeve totale, duke dëshmuar se puna e vërtetë e kësaj qeverie është grabitja e qytetarëve edhe në kohën më të vështirë për ta. Nxënësit nuk janë prioritet i kësaj qeverie, tepsia PO! Shumë shpejt, perdja do të bjerë dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” do të përgjigjen përpara ligjit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta do të organizojë hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së që do të funksionojë përgjatë vitit të ardhshëm. Shorti...
Politike27 Nëntor 2020, 09:27
BEOGRAD- Deputeti shqiptar Shaip Kamberi në Kuvendin e Serbisë i cili vendosi flamurin kombëtar në parlamentin serb në një intervistë për ‘ABC’ është shprehur s...
TIRANË– Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur për aktivitetin e tij politik, tani në opozitë dhe gjatë kohës që mbante poste të rëndësishme në q...
TIRANË– Ish-deputeti Ervin Salianji ka dhënë më shumë detaje lidhur me jetën e tij personale. I ftuar në emisionin e moderatores Luana Vjollca, politikani...
Politike26 Nëntor 2020, 22:22
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si një shkatërrim financiar, faktin që pasuritë shqiptare po konfiskohen për të paguar gj...
TIRANË– Analistët Andi Bushati dhe Carlo Bollino janë përplasur mbrëmjen e sotme. Të dy, ishin të futar në “Open” dhe po diskutonin në lidhje me mbaj...
AUSTRI– Një Gjykatë në Vjenë, ditën e sotme, ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive shqiptare. Gazeta austriake ‘Der Standart’ shkruan se arsyeja është një arbitr...
TIRANË- Debate në studion e “Real Story” në News24 teksa diskutohet për procesin e rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Dy përfaqësuesit e opozitës, Dori...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se në kulmin e pandemisë, kryeministri Edi Rama merr një charter 200 mijë eurosh dhe...