Politike

VIDEO/ Arben Ahmetaj: Jemi unikë në botë, vetëm ne japim shtëpi falas

27 Nëntor 2020, 09:46 Nga DOSJA
VIDEO/ Arben Ahmetaj: Jemi unikë në botë, vetëm ne japim

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj në Vizion Plus ka folur për proçesin e rindërtimit, duke sqaruar në cilat faza ndodhet projekti. Ahmetaj u shpreh shumë optimist kur tha se rreth 1000 shtëpi individuale do të jenë gati në fund të muajit dhjetor.

“Referuar shifrave, të gjitha lotet e njësive individuale janë prokuruar dhe janë në proces ndërtimi. Deri në fund të dhjetorit ne do të kemi gati 400 banesat e para në Bashkinë Shijak, mbi 300 të tilla do të jenë gati në Bashkinë Tiranë, ndërsa mbi 250 të banesa të tjera në Durrës”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri ka thënë që Shqipëria është e vetmja në botë që jep shtëpi falas për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, pasi shtete e tjera vetëm japin kredi pa interes.

“E them pa asnjë drojtje që është totalisht program social unik. Shumë vende të zhvilluara nuk arrijnë dot dhe në filozofitë e tyre nuk e kanë pranuar të japin shtëpi falas. U japin banorëve të dëmtuar nga tërmetet e tyre, si Italia, u japin kredi të buta. Imagjinoje për një sekondë që ne të dilnim dhe të kishim thënë: Të nderuar qytetarë, ne nuk do t’u japim shtëpi, ju do vini të merrni kredi, interesin do ua mbulojmë ne. Do ishte mjerim. Jam i bindur se është programi më social që një qeveri e majtë do ndërmerrte dhe nuk do arrinte dot ta ndërmerrte asnjë qeveri”, u shpreh Ahmetaj.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj shtepi falas arben ahmetaj shtepi falas

Sondazh

Poll

Politike 27 Nëntor 2020, 09:27

BEOGRAD- Deputeti shqiptar Shaip Kamberi në Kuvendin e Serbisë i cili vendosi flamurin kombëtar në parlamentin serb në një intervistë për ‘ABC’ është shprehur s...

Politike 26 Nëntor 2020, 22:22

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si një shkatërrim financiar, faktin që pasuritë shqiptare po konfiskohen për të paguar gj...