Meta organizon hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED, kërkon praninë e Avokatit të Popullit
TIRANË– Presidenti Ilir Meta do të organizojë hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së që do të funksionojë përgjatë vitit të ardhshëm. Shorti do të hidhet në presidencë më 4 dhjetor në orën 11:00. Meta njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se “ka parashikuar që, momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, dhe të bëhet e mundur ndjekja live dhe në kohë reale e procesit”.
Njoftimi i plotë i Presidencës
Presidenti i Republikës, në mbështetje të:
nenit 149/d, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
nenit 221 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar;
me Vendimin nr. 413, datë 25.11.2020, ka vendosur që:
Ditën e premte, datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1 Tiranë, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2021.
Rregullat e hollësishme për hedhjen e shortit janë të miratuara me Vendim nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës, “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.
Në zbatim të nenit 221, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Institucioni i Presidentit të Republikës, në zbatim të pikës 1 dhe 2 të ligjit nr. 115/2016, do të jetë në komunikim zyrtar të vazhdueshëm me institucionet respektive për administrimin e informacionit të azhornuar për të garantuar që, në momentin e hedhjes së shortit në datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, sipas ligjit të përfshihen në short për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ata magjistratë (gjyqtarë dhe prokurorë) dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.
Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.
Duke mbajtur në konsideratë nevojën për respektimin e protokolleve shëndetësore dhe rregullave për shkak të situatës pandemike Covid-19, Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.
Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line etj.
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se ka parashikuar që, momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, dhe të bëhet e mundur ndjekja live dhe në kohë reale e procesit.
Kjo për të bërë të mundur që ky proces të ndiqet nga të gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku, që për shkak të akteve ligjore në fuqi për shkak të pandemisë, nuk e kanë të mundur ta ndjekin drejtpërdrejtë nga salla procesin e hedhjes së shortit.
Më poshtë gjenden të publikuara:
Vendim nr.413, datë 25.11.2020 i Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë përgjatë vitit 2021”
Listat paraprake të kandidatëve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë;
Rregullore për përcaktimin e procedurës për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së, miratuar me Vendimin nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës;
Shënim: Duke vlerësuar transparencën si parimin themelor të veprimtarisë së Institucionit të Presidentit të Republikës, kjo rubrikë do të përditësohet në kohë reale me informacionin dhe dokumentacionin që Institucioni i Presidentit të Republikës, do të kërkojë apo do të administrojë në lidhje me të gjithë procesin.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
‘Fle gjumë’/ Basha u përgjigjet akuzave, tregon sakrificat që bën prej punës: Kaloj 4-5 ditë pa parë vajzat
TIRANË– Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur për aktivitetin e tij politik, tani në opozitë dhe gjatë kohës që mbante poste të rëndësishme në q...
Vajza ideale, “show-girl” apo politikane? Salianji kurset me përgjigjet, nuk do dasmë: Të më dali lidhja e fshehtë? Keq
TIRANË– Ish-deputeti Ervin Salianji ka dhënë më shumë detaje lidhur me jetën e tij personale. I ftuar në emisionin e moderatores Luana Vjollca, politikani...
“Do vinin lekët lumë..”/ Bushati përplaset me Bollinon, analisti: Njerëzit rrinë vetë atje, s’duan të lënë tokat
TIRANË– Analistët Andi Bushati dhe Carlo Bollino janë përplasur mbrëmjen e sotme. Të dy, ishin të futar në “Open” dhe po diskutonin në lidhje me mbaj...
Nuk paguan gjobën për Becchettin, Shqipëria rrezikon çdo pasuri në të gjithë botën që nuk mbrohet nga konventat diploma
AUSTRI– Një Gjykatë në Vjenë, ditën e sotme, ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive shqiptare. Gazeta austriake ‘Der Standart’ shkruan se arsyeja është një arbitr...
DEBAT në studio/ “Nuk pranuat ndihmën e opozitës”, Ekonomi: Kishte shumë skuadra nga disa shtete. I pamundur menaxhimi
TIRANË- Debate në studion e “Real Story” në News24 teksa diskutohet për procesin e rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Dy përfaqësuesit e opozitës, Dori...
Basha: Rama merr charter 200 mijë euro në kulmin e pandemisë për një video propagandë, e fsheh pandeminë dhe është bër
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se në kulmin e pandemisë, kryeministri Edi Rama merr një charter 200 mijë eurosh dhe...
“Nuk do jetë karta jonë e zgjedhur…”/ Spiropali: Brenda dhjetorit përfundojnë 500 shtëpi individuale
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali u shpreh se brenda dhjetorit përfundojnë 500 shtëpi individuale. E ftuar në emisionin “PolitikoOn”, Spi...
Teliti akuza për rindërtimet nga tërmeti: Disa objekte nuk kanë lidhje me procesin, kanë ngritur ndërtesa e lukse qeverita
TIRANË-Eksperti i Ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se në procesin e rindërtim...