Aktualitet

27 Nëntor 2020, 08:30 Nga DOSJA

KORÇË– Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar ndërsa 7 të tjerë janë nën hetim pasi akuzohen për shpërndarje të drogërave të forta. Policia ka ndaluar dy persona që ishin dënuar më parë nga Gjykata e Korçës për prodhim të lëndëve narkotike me iniciale: F. Ç., 35 vjeç dhe E. R., 36 vjeç. Ndërsa nën hetim janë 7 persona, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije por vetëm inicialet. Bëhet fjalë për: O. K; M. Q; O. K; P. K; B. Xh; V. Th. dhe O. E. Të gjithë janë pikasur nga Policia në kohë të ndryshme  me doza heroine dhe kapsula metadoni, që dyshohet se i blinin tek të arrestuarit. 

 

A post shared by Policia e Shtetit (@policiae_shtetit)

NJOFTIMI I PLOTË:

Korçë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe procedohen penalisht 7 të tjerë. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, si dhe kapsula metadoni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi 2-mujor, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve në kërkim F. Ç., 35 vjeç dhe E. R., 36 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Korçë, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 24.11.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: O. K; M. Q; O. K; P. K; B. Xh; V. Th. dhe O. E., të cilët janë kapur në kohë të ndryshme nga forcat e Policisë, me doza heroine dhe kapsula metadoni, që dyshohet se i blinin tek shtetasit F. Ç. dhe E. R.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i aktivitetit kriminal që këta shtetas e ushtronin në qytetin e Korçës, duke shpërndarë kundrejt fitimit, sasi lënde narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, të ndarë në doza. Në përfundim të veprimeve, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, kapsula metadoni dhe një sasi lekësh. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce policia e korces korce policia e korces

Sondazh

Poll