Art&Argëtim

Fotot/ Ja selia e ambasadës shqiptare në Paris dhe emrat e oficerevë të Sigurimit të Shtetit

27 Nëntor 2020, 06:19 Nga DOSJA
Fotot/ Ja selia e ambasadës shqiptare në Paris dhe emrat e

Memorie.al publikon për herë të parë, fotot e ndërtesës së selisë së ambasadës së Shqipërisë në kryeqytetin e Francës, Paris, e cila do të shërbente si një nga rezidencat diplomatike më kryesore dhe më të rëndësishme të Tiranës zyrtare, në Europën Perëndimore.

E vendosur në rrugën Rue De La Pompe, në zonën me nr. 16 të Parisit, kjo godinë në vitet 1945 – 1991 do të ishte njëkohësisht dhe një nga qëndrat e Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik), e cila përveç shtetit ku ishte atashuar, do të mbulonte nga ana e rezidenturës edhe disa vënde të tjera europiane, si: Britaninë e Madhe, Hollandën, Belgjikën, Luksemburgu, Spanjën, Portugalinë, etj.

Një nga detyrat kryesore përgjatë 47 viteve të ekzistencës së saj gjatë periudhës së ‘Luftës së Ftohtë’, do të ishte dhe survejimi e tentativa për t’u infiltruar në rradhët e emigracionit politik anti komunist shqiptar në Francë dhe Belgjikë.

Disa nga eksponentët më të njohur të kësaj drejtorie që do të shërbenin të kamufluar si diplomatë në këtë ambasadë, ishin: Llambi Peçini, Hasan Luçi, Myslym Sinojmeri, Labo Abazi, Servet Backa, Thoma Bano, Idajet Hoxha, Naim Çipi, Eqerem Gaxholli, Haxhi Taga, etj.

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur ambasada e shqiperise ne france france ambasada e shqiperise ne france france

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Nëntor 2020, 20:00

TIRANË-  Në mesin e viktimave që humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit ishin edhe  7 të afërmit e këngëtares dhe moderatores Evi Reçi. Një vit pas ...