Art&Argëtim

Feston sot 30-vjetorin e lindjes, e ëma kthen pas në kohë Rita Orën: Nuk kishim asgjë kur erdhëm në Angli, ti u bëre she

26 Nëntor 2020, 17:03 Nga DOSJA
Feston sot 30-vjetorin e lindjes, e ëma kthen pas në kohë Rita

LONDËR- Mamaja e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora ka prekur me urimin për 30-vjetorin e lindjes që i ka bërë të bijës. Në një postim që ka bërë në Instagram, Vera Ora ka shkruar se Rita, ia ka dalë e vetme që të mbizotrojë në tregun e muzikës botërore. Ajo ka është shprehur se kur shkuan në fillim në Angli ata nuk kishin asgjë por pas shumë këmbënguljesh Rita ja doli, dhe u bë shembull për shumë vajza të reja që kanë synime dhe ambicie në jetë.

Më tej, Vera ka shkruar se Rita u ka treguar shumë personave se ëndrrat mund të bëhën realitet. Nga ana e Verës nuk mund të mungonte edhe urimi në gjuhën shqipe, që i ka bërë Ritës. “Urime ditëlindjen Nana” shkroi ajo në gjuhën shqipe.

“Mami nuk kishte asgjë kur mbërritëm në Britaninë e Madhe, nuk mund të flisja gjuhën dhe kisha vetëm familjen time. Kualifikime në mjekësi por jo punë. Pavarësisht çdo lloj vështirësie që jeta na përballi, ne ia dolëm dhe ti shkëlqeve. Ti u bërë shembull për shumë vajza të reja duke i treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet duke punuar shumë dhe me vendosmëri. Të dua shumë dhe të uroj gëzuar ditëlindjen, Rita Pita! Urime ditëlindjen Nana,” shkroi Vera.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rita ora vera ora rita ora vera ora

Sondazh

Poll