Art&Argëtim

26 Nëntor 2020, 20:00 Nga DOSJA

TIRANË-  Në mesin e viktimave që humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit ishin edhe  7 të afërmit e këngëtares dhe moderatores Evi Reçi. Një vit pas ngjarjes tragjike së fundmi  Zefina Hasani, autorja e disa prej programeve më të njohura televizive ka publikuar një video, ku shihet Evi Reçi duke qarë për familjarët e humbur. Këngëtarja shihet e veshur gjysmë me të zeza, ndërkohë lotët i shkojnë rrëke.

Sipas Kozetës, vidoe është bërë pas përfundimit të emisionit, ku Reçi në hapjen e tij kishte ndarë me publikun dhimbjen e madhe.  Me 26 nëntor ndërruan jetë familja e xhaxhait të saj, si dhe shoqja e fëmijërisë.

26 nentori i Evit? Kamerat ishin fikur, ndaj une ndeza menjehere celularin tim, per te kapur nje moment te tille, te natyrshem, njerezor, nder lotet qe pasi ua ke hapur deren, veshtire se mund t’i ndalosh. Evi sapo kishte kujtuar, ne hapje te programit te saj, humbjet e njerezve te saj te dashur, nga termeti i 26 nentorit. Foli duke iu dridhur zeri, duke u perpjekur te mos leshonte lot por u dorezua nga dhimbja qe e ke brenda edhe pas nje viti. Isha aty, sepse do te regjistronim emisionin e sotem te “Vizioni i pasdites” dhe stomaku mu be nje grusht teksa shihja Evin ne perpelitjen e saj. U ndjeva si ne faj se mengjesi i rremujshem s’me kish lene kohe te kujtoja qe sot eshte 26 nentori i tmerrshem. Ma kujtoi Evi me kujtimin e dedikimin e saj, qe te gjithe ju mund ta degjoni sot pasdite. U ndjeva si ne krye te detyres, pas kamerave, per ta trasmetuar ate qe nuk shfaqet ne ekran, anen tjeter te njerezve te ekranit, qe qajne si te gjithe ne pas kamerave e kur sapo ato ndizen prap, vijojne punen per te percjelle energjine dhe buzeqeshjen qe duan njerezit. @evireci s’do ta harroj kurre kete mengjes”, shkruan Zefina Hasani.

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur ende në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz evi reçi evi reçi

Sondazh

Poll