I mbani mend premtimet e bujshme? Teliti: Fjalë boshe në 11 muaj, tenderat e rindërtimit janë besuar në 2-3 duar, vonesë
26 Nëntor 2020, 21:32Nga DOSJA
TIRANË- Teksa sot mbush 1 vit nga tërmeti fatkeq që goditi vendin tonë në 26 nëntor të 2019-ës, eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti deklaroi se të gjitha tenderat për rindërtim i janë besuar 2-3 kompanive. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Teliti tha se kjo gjë ka sjellë vonesë në proces dhe se qeveria nuk ka mbajtur premtimet e saj.
Ai tha se brenda 1 viti janë ndërtuar vetëm 89 ndërtesa individuale dhe asnjë pallat, ndërkohë që nga 300 shkolla, janë bërë vetëm 10.
“Jemi një vit pas tërmetit. Që ishte një dramë e madhe. Ajo që ka për detyrë qeveria, është mënyra e reagimit. I mbani mend premtimet e bujshme? Që pas ‘6 muajsh’ apo ‘brenda 1 viti do të jeni në shtëpi’. Deri më sot nuk është ndërtuatr asnjë pallat i vetëm. Deri më sot janë ndërtuar 89 shtëpi. Me këtë ritëm do na duhen 30 vite. Vetëm 10 shkolla janë ndërtuar. Edhe në nëse do ishim në qeverisje s’do bënim procesin e rindërtimit brenda 1 viti. Duhet t’ju përgjigjeshin problemeve akute, emergjente. Nga janari deri në fund të tetorit 0 lekë të paguara nga thesari i shtetit për procesin e rindërtimit. Vetëm plan, zero shifra.”, tha Teliti.
Ekonomi: 1364 familje në çadra deri sa t’i mbarohen godinat individuale. Deri në fund të vitit do të hyjnë 500 familje. Teliti: Keni thënë që maksimumi brenda verës dhe sot jemi në nëntor dhe po dëgjojmë të njëjtat fjalë. Dhe sot po ashtu. Mua këto fjalë s’më shërbejnë, por atyre njerëzve që jetojnë në çadra. Sot ata njerëz janë pa përgjigje realisht. Përgjegjshmëria juaj është që t’i bëni sa më shpejt të jetë e mundur. Administrata juaj po i koncentron ato tendera në duart e 2-3 ndërtuesve. Ju vazhdoni t’i braktisni njerëzit nëpër çadra. Një pjesë e tyre, vazhdojnë akoma që t’i bien ‘në qafë’ familjarëve të tyre. Deri më sot asnjë pallat i ndërtuar. 89 banesa të ndërtuara, vetëm 2.6 % të ndërtuara. Asnjë objekt arsimor i vënë në shërbim, ndonëse janë ndërtuar 10 prej tyre. Ku jeni deri më sot? Keni humbur 11 muaj me llafe boshe. Situata e pandemisë nuk vonon asgjë, pasi kullat vijojnë të ndërtohen. Nuk u reflektua te sektori i ndërtimit, pasi kullat vijojnë të ndërtohen. Mjafton që të bëhen procedurat e prokurimit.
Marrë nga: BallkanWeb
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali u shpreh se janë 3400 shtëpi individuale që po ndërtohen në kuadër të projektit të rindërtimit. E ftuar në emisionin R...
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali ka folur në lidhje me akzuat se qeveria pas një viti nuk ka bërë asnjë hetim për tërmetin e 26 nëntorit që mori jetën ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se në politikë nuk është futur i varfër, por që nuk ka asgjë për të fshehur nga pa...
TIRANË– Ministria Ogerta Manastirliu sapo konfirmoi se marrëveshja që ka bërë qeveria shqiptare me COVAX për vaksinën ndaj Covid-19, mund edhe të mos...
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali. mbrëmjen e sotme është shprehur se projekti i rindërtimit është projekti më i madh social historik i ndërtuar dhe i ideu...
TIRANË– Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë nuk di ende një datë se kur mund të vijë vaksina e Covid-19 në Shqipëri. Në një lidhje me Skype, ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se banorët e Thumanës janë prerë në besë.I ftuar në “Çim Peka live”, Basha tha se b...