Politike

Basha: Banorët e Thumanës u prenë në besë, po jetojnë në varret ku humbën familjarët…i kam parë me sytë e mi shtëp

26 Nëntor 2020, 20:14 Nga DOSJA
Basha: Banorët e Thumanës u prenë në besë, po

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se banorët e Thumanës janë prerë në besë.

I ftuar në “Çim Peka live”, Basha tha se banorët që vuajtën tragjedinë e tërmetit të 26-nëntorit, po jetojnë në varret ku humbën familjarët, pasi ato shtëpi nuk figurojnë si të pabanueshme.

Basha tha se e ka parë me sytë e tij se si njerëzit jetojnë në shtëpi që nuk kanë mure e tavanë.

“Banesa të shkatërruara nuk figurojnë si të pabanueshme, por paraqiten në raportet zyrtare si ndërtesa me dëmtime të lehta. Fatkeqësia dhe rindërtimi nuk u morën asnjëherë seriozisht. Në mënyrë të përditshme do të denoncojmë abuzimet dhe deri në kufijtë e vjedhjes me rindërtimin. Qytetarët e Thumanës u prenë në besë, u lanë të futeshin në dy ndërtesa që u bënë varri i shumë familjeve dhe të afërmve të tyre. Dhimbja dhe vuajtja vazhdon të mbizotërojë në zonat e goditura nga tërmeti. Do të ishte në dinjitetin e këtij shteti të nxirrte para drejtësisë përgjegjësit për të paktën gjysmën e viktimave. Ajo që kam bërë para një viti, një punë e opozitës në kushtet e fatkeqësisë. Opozita ka dërguar prej 10 muajsh kërkesën për të dërguar para drejtësisë përgjegjësit për katastrofën e Thumanës. Detyra e opozitës nuk është vetëm të tregojë problemin, por edhe të japim alternativën. Unë e shoh politikën si një instrument për të krijuar të mirë për njerëzit. I kam parë me sytë e mi që ato shtëpi nuk kanë tavanë e mure,”- tha Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll