Politike

Akuzat për vilën, Basha: Nuk u futa i varfër në politikë, Rama e ka kontratën time të qirasë…7 ditë në javë jam në

26 Nëntor 2020, 20:46 Nga DOSJA
Akuzat për vilën, Basha: Nuk u futa i varfër në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se në politikë nuk është futur i varfër, por që nuk ka asgjë për të fshehur nga pasuria e tij.

I ftuar në “Çim Peka live”, përsa u përket akuzave për vilat, Basha tha se kryeministri Edi Rama e ka kontratën e qirasë së tij dhe nuk ka nevojë për shumë shpjegime.

Basha shtoi se ai ka bërë punë që ka lënë gjurmë dhe ka punuar të shtatë ditët e javës, duke sakrifikuar jetën familjare.

“Që ditën e parë që kam hyrë në politikë, çdo qindarkë e imja është transparente. Unë nuk kam hyrë i varfër në politikë. Nuk kam asnjë vilë, jetoj me qira dhe Edi Rama e ka kontratën e qirasë tek tatimet. Unë jam politikan me rekorde publike. Punët që kam bërë kanë gjurmë. Të hartosh një plan kombëtar transporti dhe të ndërtosh rrugën e Kombit në dy vite, të drejtosh punët për liberalizimin e vizave, kërkon të jesh 7 ditë në javë në punë. Kush do që të përfshihet në këtë mision duhet të pranojë të sakrifikojë shumëçka nga jeta familjare,”- tha Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll