Politike

“Do të mbeteshin si ata të Shkodrës…”/ Spiropali: Falë zotit që ishte Rama kryeministër dhe mori përsipër ndërtim

26 Nëntor 2020, 20:58 Nga DOSJA
“Do të mbeteshin si ata të Shkodrës…”/

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali u shpreh se janë 3400 shtëpi individuale që po ndërtohen në kuadër të projektit të rindërtimit. E ftuar në emisionin “PolitikoOn”, Spiropali thotë se për fat të mirë ishte Rama kryeministër dhe mori përsipër që të ndërtonte shtëpitë, shkollat dhe lagjet pasi sipas saj po të sihte Basha ato projekte nuk do realizoheshin kurrë.

“Në dijeninë time janë 3400 shtëpi individuale që po ndërtohen. Këtë më duhet ta verifikoj. Ka kaluar vetëm një vit që nga ngjarja. Edhe vende të fuqishme që kanë pësuar dëme të tilla, nuk kanë dhënë shtëpi falas, por vetëm kredi të buta.  Falë zoti që ishte Rama kryeministër që mori përsipër që të ndërtonte shtëpitë, shkollat dhe lagjet se të ishte ai gjumashi që keni ju për kryetar partie dhe ajo e maskës, ata jo projekte e buxhete që nuk do të kishte, por do të mbeteshin si ata të Shkodrës që nuk ju dhanë as dëmshpërblimet.”- ka thwnw ajo. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll