Politike

“Nuk hyn te cilësia e betonit”/ Spiropali: Qeveria nuk është prokurore e hetuese

26 Nëntor 2020, 20:48 Nga DOSJA
“Nuk hyn te cilësia e betonit”/ Spiropali: Qeveria nuk

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali  ka folur në lidhje me akzuat se qeveria pas një viti nuk ka bërë asnjë hetim  për tërmetin e 26 nëntorit që mori jetën  e 51 personave.

E ftuar në “PolitikoOn” Spiropali është shprehur se qeveria nuk është as hetues dhe as prokuror për të hetuar firmat e ndërtimit lidhur me tërmetin e 26 nëntorit.

“Ju ia vini fajet qeverisë. Ne nuk jemi as prokurorë, as hetues, as nuk vlerësojmë se çfarë kanë bërë firmat e ndërtimit. Nuk na takon ne të hyjmë te cilësia e betonit apo ndërhyrjeve në banesë. Ne kemi bërë gjithë procedurat dhe dokumentet e duhura për të nxjerrë dëmet dhe për të çuar para përgjegjësitë e për ndjekje penale aty ku kemi gjykuar. Kjo është detyra jonë, të plotësojmë dosje dhe të bëjmë dosje.”- ka thënë ajo. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll