Politike

“Mos ejani vonë në spitale…“ / PD i drejtohet ashpër Manastirliut: Dështimi nuk mbulohet duke ia hedhur fajin mjekëve

26 Nëntor 2020, 18:22 Nga DOSJA
“Mos ejani vonë në spitale…“ / PD i drejtohet

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila u bëri thirrje qytetarëve që të mos shkojnë me vonesë në spitale.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, në një postim që ka bërë në rrjetet socale shkruan se dështimin nuk mund të mbulohet duke ia hedhur fajin qytetarëve dhe mjekëve.

Postimi  i Plotë: 

Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi! Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!! “Mos ejani vonë në spitale…“ ka thënë Ogerta sot në parlament”. Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a? Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim! Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë!
Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore! Por ky rregjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill!

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia partia demokratike bardh spahia partia demokratike

Sondazh

Poll