Sport

Vedat Muriqi i pafat, dëmtohet ndaj Zenitit dhe do t’i mungojë për dy javë Lacios

26 Nëntor 2020, 17:41 Nga DOSJA
Vedat Muriqi i pafat, dëmtohet ndaj Zenitit dhe do t’i mungojë

ITALI – Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, do të qëndrojë të paktën për dy javë jashtë fushës të blertë, për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes që Lacio fitoi 3-1 të martën ndaj Zenitit, në kuadër të javës së 4-t në grupin F të Champions League. Kështu ka raportuar të enjten “La Lazio Siamo Noi”.

Muriqi u fut në fushën e lojës në minutën e 80-të dhe pati disa duele me mbrojtësit e Zenitit, ku me gjasa dhe është dëmtuar. Për këtë arsye ai do t’i mungojë Lacios në ndeshjen kundër Udinezes, Borusia Dortmundit dhe Specias.

Vedat Muriqin e kanë ndjekur problemet që kur iu bashkua Lacios nga Fenerbahçe. Ai fillimisht mungoi për shkak të infektimit me koronavirusit, më vonë për probleme muskulore humbi dy ndeshjet e para në Serinë A të këtij edicioni në Itali.

Sulmuesi 26-vjeçar nga Prizreni, deri tani ka luajtur në radhët e Lacios katër ndeshje në Champions League dhe katër në Seria A. Por, për fat të keq, në asnjërën prej tetë ndeshjeve ai nuk ia ka arritur të shënojë. Te Lacio, Muriqi u transferua në shtator të këtij viti nga skuadra e Fenerbahçes, duke nënshkruar një kontratë që përfundon në verën e vitit 2025.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 26-vjecari nga prizreni demtohet sulmuesi i lacios ndaj zenitit fenerbahce lacio sulmuesi i kosovar vedat muriqi 26-vjecari nga prizreni demtohet sulmuesi i lacios ndaj zenitit fenerbahce lacio sulmuesi i kosovar vedat muriqi

Sondazh

Poll