Sport

Askush nuk e di, por Maradona është përballur dy herë me futbollistin shqiptar, ja kush është ai

26 Nëntor 2020, 11:09 Nga DOSJA
Askush nuk e di, por Maradona është përballur dy herë me

ARGJENTINË– Bota e futbollit është në zi! Legjenda Diego Armando Maradona ka mbyllur sytë në moshën 60-vjeçare, pas një arresti kardiak. Mediat vendase dhanë lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të legjendarit që njihej ndryshë si ‘djali i artë’. Të shumtë janë rikthyer pas në kohë, kur Maradona ishte në aktivitet dhe jo pak e dinë që futbollisti më i mirë në botë ka luajtur dy ndeshje kundër një futbollisti shqiptar. Këtë rrëfim na e sjell gazetari Driton Latifi, i cili shkruan për futbollistin Mehmet Durakovic (Duraku).

Duraku ka lindur në Podgoricë nga familje shqiptare që u detyrua herët në fëmijëri se bashku me familjen të emigrojë në fund të botës, në Australi. Mbrojtësi ka luajtur 64 herë për Australinë dhe në dy ndeshje kualifikuese për botërorin “SHBA 1994”, kur Argjentina si ekipi i pestë nga kontinenti i vetë po kërkonte kualifikimin, aty ndodhi edhe dueli mesi Durakut dhe Maradonës.

Takimi i pare ka përfunduar 1-1 në Sydney (Duraku ishte akter në golin e australianëve) dhe 1:0 në Buenos Aires në vitin 1993. Latifi kujton që ka pasur edhe intervistë me Durakoviqin, dhe atë fal legjendës së Prishtinës, Fadil Muriqit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona mehmet duraku maradona mehmet duraku

Sondazh

Poll