Sport

Tërbimi i Vidal i kushtoi humbjen Interit ndaj Real Madrid, klubi zikaltër ka gati faturën e gjobës

26 Nëntor 2020, 15:11 Nga DOSJA
Tërbimi i Vidal i kushtoi humbjen Interit ndaj Real Madrid, klubi

ITALI-Naiviteti, kartoni i kuq, humbja e tani edhe dënimi. Arturo Vidal do të gjobitet nga Inter pas kartonit të dyfishtë të verdhë të marrë në as një minutë kundër Real Madrid, një i kuq që komplikoi edhe më shumë mbrëmjen e vështirë të zikaltërve në Champions League e që, sipas aasaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, do të sanksionohet edhe për ti dhënë një sinjal lojtarit, ashtu si edhe dhomave të zhveshjes.

 

 

A post shared by Arturo Vidal (@kingarturo23oficial)

Dje në mbrëmje Vidal kishte publikuar në Instagram një foto me një emoticon të nervozuar si dëshmi të gjendjes së tij shpirtërore. Nervoz për vendimin e arbitrit për ta përjashtuar e, ndoshta, edhe me vetveten. Gjithësesi kiliani është treguar inteligjent, duke bllokuar mundësinë e komenteve, duke parë edhe atmosferën që qarkullonte në rrjetet sociale, me tifozët zikaltër që e kanë kritikuar ashpër.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter real madrid vidal inter real madrid vidal

Sondazh

Poll