Sport

Zvicra fiton 3-0 në tavolinë, Ukraina zbret në Ligën B

26 Nëntor 2020, 16:28 Nga DOSJA
Zvicra fiton 3-0 në tavolinë, Ukraina zbret në Ligën B

ZVICER – Zvicra fiton 3-0 në tavolinë ndaj Ukrainës, për shkak se ndeshja e planifikuar për t’u luajtur më 17 nëntor në Lozanë, nuk u zhvillua. Ky është vendimi më i fundit i UEFA-s për këtë event.

Takimi Zvicër-Ukrainë, i programuar për më 17 nëntor, nuk u zhvillua për shkak se dy futbollistë ukrainas rezultuan të infektuar me Covid-19. Autoritetet shëndetësore të qytetit të Lozanës dhanë urdhër dhe e karantinuan të gjithë ekipin e Ukrainës në hotel.

Duke qenë se nuk ka data të lira për rikuperimin e kësaj ndeshjeje, UEFA vendosi t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë kombëtares së Zvicrës, që ngjitet në kuotën e 6 pikëve në grup, duke shmangur edhe rënien në një kategori më poshtë.

Ajo që e ka pësuar është Ukraina, që humb ndeshjen në tavolinë jo për faj të saj, por edhe sezonin e ardhshëm do të detyrohet të zbresë një ligë më poshtë, pasi në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën B, aty ku do të konkurrojnë edhe kuqezinjtë e Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 helvetet lozane nations league ukraina zvicer-ukraine zvicra covid-19 helvetet lozane nations league ukraina zvicer-ukraine zvicra

Sondazh

Poll