Sport

“Ti je ushtari im, vepro pa mëshirë”, avokati i Maradonës zbulon fjalët e fundit dhe denoncon mjekët: Kjo është krimi

26 Nëntor 2020, 14:19 Nga DOSJA
“Ti je ushtari im, vepro pa mëshirë”, avokati i

ARGJENTINË-“Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të mbërritur, është idiotësi kriminale “, fjalë të ashpra këto nga Matias Morla që akuzoi bluzat e bardha. Avokati, agjenti dhe miku i Pibe de Oro e ka bërë ankesën e tij me një deklaratë zyrtare të postuar në rrjetet sociale: “Sa i përket raportit të Prokurorisë Publike San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk kishte vëmendje ose kontrolle nga personeli shëndetësor i dedikuar për këto qëllime.

COMUNICADO pic.twitter.com/phPvRVkAXT

— MATIAS MORLA (@MatiasMorlaAb) November 26, 2020

Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të mbërritur, e cila ishte një idiotësi kriminale. Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe unë do të kërkoj që pasojat të hetohen deri në fund.” Ndërsa Diego më tha: “ti je ushtari im, vepro pa mëshirë ”, shkruan Morla.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona matias morla maradona matias morla

Sondazh

Poll