Politike

Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit! Manastirliu-qytetarëve: Mos ejani vonë në spital, testet vonohen se ka f

26 Nëntor 2020, 06:46 Nga DOSJA
Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit!

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme, edhe pse disa ditë më parë u vendos që si pjesë e masave anti-COVID, deputetët dhe ministrat nuk do të mblidhen në një afat të pacaktuar. Seanca ka nisur me një minutë heshtje në nder të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastiruliu e cila u paraqit në Kuvend me dy maska tha se qytetarët nuk duhet të shkojnë me vonesë në spitale e se duhet të dëgjojnë këshillat e mjekëve. Ndërsa u justifikua se tamponët vonoheshin që të kryeheshin pasi kishte fluks të infektuarish. Edhe pse sot kishte interpelancë me deputetin Ralf Gjoni, kryeministri Edi Rama nuk ndodhej në sallë, pasi bashkë me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj kishin një takim pune në Abu Dabi.

Mungesa e Ramës u vu re edhe nga deputeti Ralf Gjoni, i cili doli jashtë Kuvendit ku para gazetarëve tha se kryeministri nuk zgjodhi të vinte dhe t’i përgjigjej pyetjeve të tij, por version tjetër dha Balla, i cili tha se numri një i socialistëve po përmbyllte një nga marrëveshjet më të mëdha të Rindërtimit.

Deputeti Erjon Piciri u përjashtua nga Kuvendi pasi debatoi me kryetaren Vasilika Hysin. Spiropali nga foltorja e Kuvendit komentoi takimin e një ditë më parë të Presidentit Meta me mjekë dhe ekspertët e shëndetësisë. Ajo tha se në zyrën e Presidentit krijon Komitete anti-shtetërore ku jepen opinione të ndryshme për situatën në vend. Ndërsa Rudina Hajdari kërkoi nga politikanët e pranishëm që të mos debatojnë dhe qëllojnë njëri-tjetrin por duhet t’i japin siguri qytetarëve. Në fund u miratua ngritja e Komisionit për raportin e Dick Marty me 83 vota pro, për të cilin nismëtari Taulant Balla u shpreh se do të mbledhë prova për të ashtuquajtura krimet e UÇK-së në Shqipëri.

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kalendarin për zhvillimin e seancave plenare në datat 3, 10 dhe 17 dhjetor, të cilat duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social si dhe me kufizime në kohëzgjatje deri në tre orë.

(a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 26 nentor 2020 seanca plenare 26 nentor 2020

Sondazh

Poll