Politike

‘Kryeministër që gënjen’/ Tabaku: Koha e Edi Ramës, mashtrimeve dhe korrupsionit të tij, ka mbaruar!

26 Nëntor 2020, 13:16 Nga DOSJA
‘Kryeministër që gënjen’/ Tabaku: Koha e Edi

TIRANË– Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha në konferencën për mediat ditën e sotme aty ku folën në lidhje me rindërtimin që qeveria ka bërë 1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit se Rama gënjen.


‘Termeti i 26 nëntorit 2019 ishte një goditje fatale për shqiptarët edhe mbi të gjitha banorët e Durrësit-Krujës-Laçit dhe Tiranës. Tërmeti i një viti më parë zbuloi një herë e përgjithmonë fytyrën e vërtetë qeverisë, atë të një qeverie të paaftë, të pandjeshme dhe të korruptuar. Sot, një vit pas tragjedisë, procesi i rindërtimit është një dështim që rëndon edhe më shumë në zemrat dhe xhepat e shqiptarëve. Janë parashikuar mbi 590 mln euro për procesin e rindërtimit. Fatkeqësisht nuk kemi një rindërtim, kemi një vjedhje të fondeve, një shkelje të vazhdueshme të ligjeve në fuqi. Prandaj Hajdutet e Fatkeqesise kane rishpikur proceset dhe mënyrat e tenderimit për këto objekte rindërtimi. Pas kësaj skeme qëndron sëmundja e vjetër e kësaj qeverie, pasurimi i saj edhe nga një tragjedi e rëndë që i ra vendit dhe shqiptarëve një vit më parë. Qeveria e Edi Ramës ka sajuar lloj lloj procedurash, që kanë imituar PPP-të, duke u hequr kriterin e cilësisë për të fituar një tender, ne menyre që 590 mln euro taksa të mos shkojnë për qytetarët, por t’u shkojnë klientëve të saj përpara fushatës. Për të promovuar vetëm klientët dhe oligarkët, qeveria i ka lënë vetëm 10% të pikëve cilësisë së ndërtimit të godinave. Me sa duket, Edi Rama i ka larë duart nga garancia e ndërtimit të objekteve. Duke përsëritur të njëjtën skemë të dështuar të shkollave që ndonëse të rikonstruktuara u shembën nga tërmeti.’- tha Tabaku.

Më pas ajo akuzoi Ramën se po luan me jetët e fëmijëve që kanë mbetur pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo tha se Rama do të mbahet mend si kryeministri që gënjeu çdo ditë e çdo muaj banorët e prekur nga tërmeti.

‘Edi Rama vazhdon të luajë me jetët dhe fatin e të ardhmes së fëmijëve tuaj, askush nuk duhet të gënjehet nga hajdutët e fatkeqësisë. Të nderuar qytetarë, Edi Rama nuk ka asnjë ndjeshmëri për ju dhe as për hallet e shqetesimet juaja. Ai mendon vetëm për karrigen e tij, xhepin e tij dhe mbi të gjitha pushtetin. Hajdutet e Fatkeqesise perdorin ccdo gje dhe nuk kane limite! Ky kryeministër do të mbahet mend si kryeministri që gënjeu gati ccdo muaj banorët e dëmtuar nga tërmeti për kohën se kur do të hynin në shtëpi. Sot, ka tendera të ccfarëdollojshëm, por jo shtëpi për njërëzit, jo shkolla për fëmijët. Koha e Edi Ramës, mashtrimeve dhe korrupsionit të tij, ka mbaruar! Është koha për një qeveri të re, që ka njerëzit në fokusin e punës së saj.’-shtoi më tej ajo.

LAJMI KRYESOR: 1 vit pas tërmetit, ekspertët e PD bëjnë ‘bilancin’ e qeverisë për rindërtimin: Shumë premtime, pak rezultat! 11 mijë qytetarë do kalojnë dimrin e dytë jashtë

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pd per termetin 26 nentor 2020 pd per termetin 26 nentor 2020

Sondazh

Poll