Politike

‘Ai bën show’, Pampuri akuza Ramës: Nuk ka prioritet fëmijët, nënat. Ky është dimri i dytë që do të kalojnë në t

26 Nëntor 2020, 13:13 Nga DOSJA
‘Ai bën show’, Pampuri akuza Ramës: Nuk ka prioritet

TIRANË–Ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka prioritet fëmijët, nënat që kanë mbetur pa shtëpi 1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së saj Pampuri tha se e vetmja gjë që i mban në këmbë familjet është shpresa dhe portreti i fëmijëve të vegjël.

‘Edi Rama nuk ka prioritet këto familje, fëmijët, nënat, vështirësinë me të cilën ato po përballen, varfërinë që i ka kapluar. Prioriteti i tij është të bëjë show dhe fatkeqësinë e tyre ta përdorë politikisht.’- tha Pampuri.


FJALA E PLOTË:

Gjithë këtë vit të mundimshëm kemi takuar nëna me fëmijë që presin të dëshpëruar në çadra për ditën kur shtëpia e tyre do të rindërtohet. Më dhjetëra prej tyre, më kanë treguar me lot në sy për ditët e ftohta dhe pamundësinë për të ngrohur foshnjen e sapolindur, për ditët me shi, kur fëmijët nuk flinin nga frika e përmbytjes. Ky është dimri I dytë që do të kalojnë në të ftohtë, sepse kanë një qeveri të papergjegjshme që nuk mendon për këto nëna të vuajtura. Është e dhimbshme të shikosh rrudhat në ballin e tyre, kur duan të të thonë se u I ka ikur çdo shpresë pr ndërtimin e shtëpisë. Nënat janë të vuajtura, por ato janë të mençura.  Aty në ato çadra apo në shtëpi të mjerueshme me qera jetojnë, nëna, të moshuar fëmijë, të cilëve fjalët u kanë mbaruar. E vetmja gjë që i mban në këmbë është shpresa, apo portreti I fëmijëve të tyre që në të gjithë këtë vështirësi gjejnë forcën të na buzëqeshin dhe të na pyesin se kur do të kenë një shtëpi. Janë ata fëmijë që u duhet të përballen edhe me mungesë të vakteve të ushqimit, edhe me distancën e largët nga shkolla në shtëpi, e për orë të tëra me canta në krahë, duhet të kapërcejnë rrugë me baltë, rrugë të gjata për të mbërritur deri në shkollë.E atje në shkollë i këshillojnë se si duhet të ruajnë higjenën, e si si të ruajnë veten dhe familjen që të mos preket nga virusi, por realiteti në të cilin jetojnë, I tejkalon çdo mundësi për të bërë një gjë të tillë.Por, Sot një vit pas tërmetit këto familje gjenden në kushte të vështira, ku askush nuk denjon t’I përgjigjet, përvec ndonjë ‘fatlumi’ shtëpia e të cilit është ndërtuar që të presë Ramën dhe propagandën e tij për ta inauguruar, dhe të bëjë shoën e rradhës.Edi Rama nuk ka prioritet këto familje, fëmijët, nënat, vështirësinë me të cilën ato po përballen, varfërinë që i ka kapluar. Prioriteti i tij është të bëjë show dhe fatkeqësinë e tyre ta përdorë politikisht.

LAJMI KRYESOR: 1 vit pas tërmetit, ekspertët e PD bëjnë ‘bilancin’ e qeverisë për rindërtimin: Shumë premtime, pak rezultat! 11 mijë qytetarë do kalojnë dimrin e dytë jashtë

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pd per termetin 26 nentor 2020 pd per termetin 26 nentor 2020

Sondazh

Poll