Politike

‘Qytetarët mbajnë në kurriz pazaret e pista të pushtetit’, Strazimiri: Çdo kryefamiljar i prekur nga tërmeti po vuan v

26 Nëntor 2020, 13:28 Nga DOSJA
‘Qytetarët mbajnë në kurriz pazaret e pista të

TIRANË– Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri u shpreh ditën ditën e sotme në konferencën për shtyp aty ku komentuan punët që qeveria ka bërë për rindërtimin e banesave nga tërmeti i 26 nëntorit se qytetarët po vuajnë në kurriz pazaret e pista të qeverisë.

Ai tha më tej se premtimet e Ramës kanë qënë të mëdha ndërsa realizimet të papërfillshme.


FJALA E PLOTË:

Kudo ku kam qenë, gjatë këtij viti të vështirë, në fshtrat me shtëpi të dëmtuara në Thumanë, Manzë, Tiranë, kam kuptuar se i ashtuquajturi “bonus qeraje” është zgjidhje pa zgjidhje e qeverisë. Është rasti tipik ku qeveria gënjen qytetarin e saj, pa e ndihmuar realisht atë! Asnjë prej fshatarëve nuk ka ikur nga shtëpia, nëse ajo nuk është rrafshuar, sepse asnjë prej tyre nuk e ka luksin të lërë oborrin e shtëpisë së rrënuar. Aty ka gjithccka me të cilën mund të jetojë, ka bagëtinë dhe ekonominë e vogël bujqësore. Ccdo kryefamiljar i prekur nga tërmeti po vuan vonesat e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri me rindërtimin. Prej një viti, po mbajnë në kurriz pazaret e pista të pushtetit për të zhvatur secili diccka nga fondet e rindërtimit. Premtimet e Edi Ramës kanë qenë të mëdha, realizmet krejt të papërfillshme! Edhe aty ku ka bërë diccka, enë të shumtën e rasteve, e ka bërë sipas llogharive politikedhe jo sipas nevojës. Janë me qindra rastet e denoncuara, veccanërisht në fshatra, ku rindërtimi është përcaktuar sipas përkatësisë partiake dhe jo sipas nevojës reale. Po rindërtohen shtëpi të pabanuara prej vitesh, pasi banorët janë në emigracion dhe po lihen në ccadra, në kushte ccnjerëzore familje të tëra pa asnjë ndihmë. Të moshuar të sëmurë me sëmundje të rënda dhe fëmijë që po lindin në ccadra ende sot 1 vit më pas. Kryefamiljarë që po vdesin në ccadra, nga marazi i pafuqisë që të jep padrejtësia. 1 vit pas tërmetit, paaftësia, mungesa e vullnetit, përdorimi I fatkeqësisë për të vjedhur dhe për zgjedhje e ka bërë akoma më të qartë për njerëzit se na duhet një qeveri që nuk i mashtron, një qeveri që punon për ta.

LAJMI KRYESOR: 1 vit pas tërmetit, ekspertët e PD bëjnë ‘bilancin’ e qeverisë për rindërtimin: Shumë premtime, pak rezultat! 11 mijë qytetarë do kalojnë dimrin e dytë jashtë

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pd per termetin 26 nentor 2020 pd per termetin 26 nentor 2020

Sondazh

Poll