Politike

1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Luçiano Boçi rrëfen historinë e dy vajzave të vogla nga Rrogozhina

26 Nëntor 2020, 13:34 Nga DOSJA
1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Luçiano Boçi

TIRANË– Ish deputeti Luciano Boci solli ditën e sotme në konferencën për mediat që PD zhvilloi për rindërtimin e banesave nga tërmeti, historinë e dy vajzave të vogla. Boci e nisi rrëfimin me dramën e Rudinës dhe Mirandës të cilat shkojnë në shkollën më të afërt që kanë e cila është 6 km larg pasi ajo e mëparshmja është shembur nga tërmeti. Boci shkruan se:

‘Edi Rama nuk ka dëshirë, Edi Rama nuk ka as mëshirë! Familjarët për shkak të varfërisë, nuk mund t’i dërgojnë fëmijët rregullisht. I përcjellin në këmbë për në Gërmenj vetëm një herë në javë.’


FJALA E PLOTË

Dua ta nis rrëfimin tim me dramën e dy vajzave të vogla nga fshati Mushnikë, në Rrogozhinë. Rudina Sokoli është në klasën e 8-te, Miranda Lala në klasën e 7-të. Shkolla në fshatin e tyre është mbyllur dhe shkolla më e afërt ku ato duhet të shkojnë, është 6 kilometra, në fshatin Gërmenj. Por transporti deri aty mungon. Qeveria që Edi Rama drejton nuk ua mundëson. Edi Rama nuk ka dëshirë, Edi Rama nuk ka as mëshirë! Familjarët për shkak të varfërisë, nuk mund t’i dërgojnë fëmijët rregullisht. I përcjellin në këmbë për në Gërmenj vetëm një herë në javë. Drama e Mirandës dhe eRudinës është e njëjtë me atë të qindra e ndoshta mijëra bashkëmoshatarëve, kudo në Shqipëri, që nuk mund të ndjekin shkollën për shkak të moskujdesit e mungesës së transportit. Janë 23 mijë fëmijë dhe mësues kudo në Shqipëri, që sot vuajnë mungesën e shkollës, sepse Hajdutët edhe në kohë fatkeqësie kanë plane të tjera. Shkollat Nuk ndërtohen, sepse ato nuk janë prioritet, siç nuk kanë qenë për 8 vite rresht. Të gjitha dokumentat që ne kemi studiuar tregojnë se prioroitet është kënaqja e klientëve të qeverisë, prioritet janë zgjedhjet, prandaj shumica e shkollave janë shtyrë për në mars, që të përkojnë me nisjen e fushatës. 10 kilometra në ditë bëjnë 40 nxënësit e Kryevidhit për të shkuar në Sterbeg, sepse Rama ua ka lënë shkollën e tyre, rrafsh me tokën. Ndërsa 400 nxënësit e dy shkollave “Petrit LLaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit” në Shijak, ndonëse janë më afër, detyrohen të ngjeshen në një shkollë me gjithsej 9 klasa në shkollën Muharrem Dollaku, jashtë çdo standarti shëndetësor dhe pedagogjik. Por dhe kur ndërton, Hajduti i Fatkeqësisë kërkon të majmet, kërkon të zhvasë, kërkon të grabisë. Nëse nuk i dalin hesapet shtyn tenderin, e anulon ose e mban atë pezull, sepse prioritet për Ramen janë paratë, jo fëmijët. 23 mijë fëmijë dhe mësues enden sot të degdisur me turne, me klasa mbi normën e lejuar dhe pa asnjë protokoll sigurie, sepse Hajdutit të Fatkeqësisë nuk i dalin tamam llogaritë e xhepit të tij. Dokumentat faktojnë se një shkollë e ndërtuar nga Bashkimi Europian me standarte evropiane, sot kushton vetëm 680 mijë euro. E njëjta shkollë e ndërtuar nga Rama e Veliaj më procedurë të korruptuar, do kushtojë nga 2.1 milion Euro deri në 3.5 milionë euro, pra disa fish më shtrenjtë. Një hajdutëri e pastër nga hajdutët e fatkeqësisë që po vjedhin cdo ditë paratë e shqiptarëve, jetët e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Qytetarët po e shprehin gjithnjë e më hapur se nuk u duhet më një qeveri që tallet me ta dhe I vjedh. Njerëzit duan një qeveri të re, që mban premtimet dhe punon për ta!

LAJMI KRYESOR: 1 vit pas tërmetit, ekspertët e PD bëjnë ‘bilancin’ e qeverisë për rindërtimin: Shumë premtime, pak rezultat! 11 mijë qytetarë do kalojnë dimrin e dytë jashtë

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pd per termetin 26 nentor 2020 pd per termetin 26 nentor 2020

Sondazh

Poll