Politike

1 vit pas tërmetit, ekspertët e PD bëjnë ‘bilancin’ e qeverisë për rindërtimin: Shumë premtime, pak rezultat! 11 mij

26 Nëntor 2020, 12:21 Nga DOSJA
1 vit pas tërmetit, ekspertët e PD bëjnë

TIRANË– Ekipi i Partisë Demokratike që ka ndjekur nga pranë gjithë procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit ka dalë në një konferencë për shtyp, ku edhe kanë bërë bilancin e punëve të qeverisë.

Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe ish-deputetëve të PD-së, edhe pas një viti qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të gjithë ata që mbetën në qiell të hapur ndërkohë që nuk kanë munguar akuzat se qeveria ka vjedhur duke i lënë të prekurit nga fatkeqësia  në mëshirë të fatit. Eksperti Dorian Teliti përllogariti një numër prej të paktën 11 mijë familjesh që edhe këtë dimër do ta kalojnë jashtë në çadra. Ndërkohë që nuk i kurseu as shembujt konkretë.

Eksperti i ekonomisë për PD-në, Dorian Teleti u shpreh se në zonën e 5 majit nuk ka asnjë godinë të ndërtuar, duke shtuar se duhet të ishin ngritur 12 godina me vlerë 52 milionë euro. Sipas tij, janë dyfishuar kostot e ndërtimit për të bërë të mundur që Bashkia të përditojë sa më shumë.

Ish-deputetja Oriola Pampuri akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka prioritet fëmijët, nënat që kanë mbetur pa shtëpi 1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo tha se e vetmja gjë që i mban në këmbë familjet është shpresa dhe portreti i fëmijëve të vegjël.

Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Akil Kraja u shpreh se familjet shqiptare kanë humbur shpresën për tu rikthyer në normalitet. Më tej ai thotë se Veliaj dhe Rama gënjejnë prej 1 viti për rimëkëmbjet e banesave të shembura nga tërmeti.

Akuzave të ngritura nga grupi i demokratëve nuk u është përgjigjur ende asnjë nga maxhoranca, teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi për të nënshkruar një marrëveshje për rindërtimin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia demokratike pd per termetin 26 nentor 2020 partia demokratike pd per termetin 26 nentor 2020

Sondazh

Poll