Politike

Rama flet LIVE nga Abu Dhabi: Firmosim sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës

26 Nëntor 2020, 10:36 Nga DOSJA
Rama flet LIVE nga Abu Dhabi: Firmosim sot marrëveshjen e financimit dhe

DUBAI– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi prej nga ka bërë të ditur se sot do të firmosë marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase.

Kreu i qeverisë e nisi fjalën duke thënë se “Princi i Emirateve i hapi derën e shtëpisë së tij” e ndër të tjera tha se në Durrës do të ndërtohet porti më i madh në Mesdhe.


Rastësia e desh që sot në 1-vjetorin e tërmetit të jem në Abud Dabi për të firmosur financimin e 2000 apartamenteve në Durrës. Princi në atë ditë të zymtë hapi derën e shtëpisë së tij dhe ofroi ndihmë. Ministri i rindërtimit dhe agjencia jonë për zhvillim ka punuar ngushtësisht me inxhinierët e vënë në dispozicion nga princi. Qeveria shqiptare do të financojë infrastrukturën e lagjes së re në Spitallë ndërsa sipërmarrësi i Bush Khalifas, godinës më të lartë në Dubai do të realizojë banesat e Spitallës dhe banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit. Me princin kemi dakordësuar edhe përfshirjen në zhvillimin e Durrësit dhe jo vetëm Sot do të firmosim marrëveshjen mes dy qeverive që do t’i hapë rrugën investimeve që do të nisin nga Durrësi. Hirësia e tij rikthehet kështu në Shqipëri për herë të dytë. Për herë të parë ai u ul me shpejtësi në Kukës. Ai rikthehet në Shqipëri pas 20 vitesh jo vetëm për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti por edhe për na mbështetur për Shqipërinë që duhet duke u bërë pjesë përmes projekteve dhe investimeve afatgjata duke nisur nga Durrësi ku parashohim një investim të parë të madh për transformimin e portit të mallrave në Durrës në një nga portet më rë bukura në Durrës. Edhe njëherë më të keqen e kemi lënë pas”– tha Rama.

 

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne dubai edi rama ne dubai

Sondazh

Poll