Aktualitet

Humbja e Maradonës, Gjata: E kush ishte ai, lërini minutat hipokrite për një të llastuar prej 30 vitesh, sa herë kishte ne

25 Nëntor 2020, 22:01 Nga DOSJA
Humbja e Maradonës, Gjata: E kush ishte ai, lërini minutat hipokrite

TIRANË– Çlirim Gjata e ka qujatur jo ndonjë njeri ‘kushedi’ Diego Armando Maradonën, legjendën e futbollit që u shua sot. Përmes një statusi, Gjata shkruan se për Maradonën po mbahen minutat hipokrite të heshtjes dhe po boshatisen stadiumet, në një kohë që bota lëngon nga Covid-19.

Gjata përmend edhe mjekët e njohur në Shqipëri, që sipas Gjatës, nuk e kanë fituar dot luftën me Covid-19 dhe që ishin mjaft të rëndësishëm. Ai shton më tej, se sa herë që kishte nevojë për lekë, Maradona shkonte tek komunistët.

“Këto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndanë nga jeta për shkak të covid-19 dy mjekë dhe një pedagoge. Media po çahet për humbjen e Maradonës. Në djall Maradona! Po na ikin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh. E kush ishte Maradona?! Një futbollist i shquar për 10 vjet e më pas një i llastuar për 30 vite. Sa herë kishte nevojë për para, shkonte te komunistët në Kubë dhe bënte lolon e Fidel Kastros. Ndërsa sot humbi luftën me virusin një doktor i mrekullueshëm, doktor Nini. E kam njohur më pak, sepse më shumë kam njohur prindërit e tij të urtë. Dy juristë me të cilët kam punuar e që shquanin me qytetarinë e tyre. Po kështu edhe doktor Ibrahimi nga Dibra. Çfarë burri! I jashtëzakonshëm! Me aq pak sa kam ndenjur me doktor Ibrahimin, të lë kaq shumë keqardhje. Po kështu edhe zysh Kozeta. Në protestën e Teatrit më ra rasti ta njoh. Ajo që binte në sy ishte optimizmi i saj, që rrallë gjëndet ndër shqiptarë. A thua covid po merr veç njerëz të mirë, apo na duket ne, se nuk po kalon nga vatha e dreqit? Në raste tilla bestytnia bën të vetën. Po qeveria ku është? – pyesim si ai fëmija në fund të përrallës për kafshën e frikshme të papërmendur. Qeveria dërgon ansamblin popullor poshtë dritareve të covid të kërcejë. Ose më mirë të themi, po hedh valle para të vdekurve. Ndërsa për Maradonën do mbahen minutat hipokrite të heshtjes, në ndeshjet me stadiume bosh, për këta njerëz nuk do të ketë heshtje publike. Ne nuk ju shkojmë dot në varrim, as për një kafë në shpi, të shoqëruar me “të rroni e ta kujtoni” nuk mundemi. Çfarë smundje e mallkuar. Por, do të kenë kujtimet tona, që zgjasin po aq sa ne e përtej nesh. Këta njerëz e shumë të tjerë si këta, kanë zënë vend në memorje dhe kjo ka vlerë më shumë se gjithë heshtja e botës. Do luftojmë kundër kësaj sëmundjeje; do rrojmë dhe ti kujtojmë të gjithë të humburit tanë”, shkruan Gjata.

Maradona ndërroi jetë sot. Legjenda e futbollit mbylli sytë në moshën 60-vjeçare pas një arresti kardiak.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet clirim gjata vdes diego armando maradona clirim gjata vdes diego armando maradona

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 21:10

TIRANW- Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Kom...