Aktualitet

Shënohet një tjetër aksident, përplasen dy makina në aksin Fier-Patos, drejtuesit e mjeteve nisen me urgjencë drejt spital

25 Nëntor 2020, 20:23 Nga DOSJA
Shënohet një tjetër aksident, përplasen dy makina në

FIER- Një tjetër aksident rrugor është shënuar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Mbyetit”. Policia bën të ditur se dy makina tip “Fiat Doblo” “Opel Zafira” janë përplasur pak më parë me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Njoftimi i Policisë 

“Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Patos-Fier, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç., 30 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin B. Q., 71 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja M. Q., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.”

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier aksident ne fier

Sondazh

Poll