TIRANW- Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur t’i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit, që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, bëri të ditur ministrja Ogerta Manastirliu.
Me shumë gjasë, skenari i parashikuar është ai sipas të cilit nxënësit do të ndjekin mësimet një javë në klasë dhe një javë nga shtëpia.
Ministrja Manastirliu shpjegoi se kjo masë ndërmerret “për të minimizuar rreziqet në një periudhë, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore”.
Situata e pandemisë në Shqipëri erdhi duke u përkeqësuar ndjeshëm gjatë muajit nëntor. Të dhënat e 24 orëve të fundit flasin për 644 raste të reja: 258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.
Për të dytën ditë radhazi, numri i të infektuarve ka ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit dhe testimet ishin më të ulta, 2137 tamponë. Por shqetësues mbetet pozitiviteti, (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) në nivelin e 30 përqind, gjë që dëshmon për një transmetueshmëri të lartë të virusit në komunitet.
Edhe vdekjet pësuan një ulje të fortë në 24 orët e fundit, me 8 viktima: 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç. Një ditë më parë, ishin rregjistruar 19 vdekje, numri më i lartë i humbjeve të jetëve brenda një dite.
Nga ana tjetër, situate në spitale vijon të jetë problematike me shifrat e të shtruarve që vijojnë të rriten. Deri pasditen e sotme ishin 461 pacientë, 19 të intubuar dhe 7 të intubuar.
Marrë nga: VOA
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputeti Dashamir Shehi dhe Albana Fico e ISHP-së kanë rënë dakort me njëri-tjetrin në lidhje me shkollat. Të dy thanë se shkollat janë m...
ELBASAN– Gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan, Ministria e Shëndetësisë raportoi 44 raste të reja me COVID-19. Burime për dosja.al bëjnë me dije prej raste...
TIRANË– Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, i kthyer prej kohësh në spital Covid, Perlat Kapisyzi ka vendosur të shkruajë disa rreshta në kaudër të situa...
SHQIPËRI- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kryeministri Rama, kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se ende ka shtretër të lirë në 3 spi...
FIER- Një tjetër aksident rrugor është shënuar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Mbyetit”. Policia bën të ditur se dy makina tip “Fiat Doblo” “...
SHQIPËRI- Një vit më parë si pasojë e tërmetit që tronditi Shqipërinë, humbën jetën 51 persona.Në mesin e viktimave të tërmetit të Durrësit u konfirmuan e...
SHQIPËRI– Në Shqipëri, një vit pas tërmetit të fortë që goditi vendin, hetimet e nisura për shkatërrimet e shumta që ndodhën, me pasojë dhe vdekjen e...
TEPELENË– Pesë persona të një familjeje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne aksin Tepelen...