Aktualitet

Shehi dhe Fico bien dakort, kundër qeverisë: Shkollat të qëndrojnë hapur, nuk duhet shkëputur zinxhiri

25 Nëntor 2020, 21:07 Nga DOSJA
Shehi dhe Fico bien dakort, kundër qeverisë: Shkollat të

TIRANË– Ish-deputeti Dashamir Shehi dhe Albana Fico e ISHP-së kanë rënë dakort me njëri-tjetrin në lidhje me shkollat. Të dy thanë se shkollat janë më mirë që të qëndrojnë hapur që të mos këputet zinxhiri dhe që njerëzit të vijojnë të shkojnë në punë.

Sipas Shehit dhe Ficos, duhet bërë e pamunduar që shkollat të qëndrojnë hapur, me çdo kusht, por edhe mbajtja hapur e punëve që të mos ndikohet në ekonominë  e vendit.

“Përballë kemi Italinë,Puljan, kemi të njëjtën klimë, kemi të njëjtën strukturë, hajde marrim protokollet e atyre, që janë më të zhvilluara, për hir të eksperiencës sonë të vogël nuk jemi të aftë. Do t’i hapin italianët hapi dhe ti, do ti mbyllin mbylli dhe ti, ata kanë dyfishin tonë, trefishin tonë të shtretërve, mjekëve. Hajde të bëjmë në mënyrën e tyre dhe në dimensionin tonë. Nuk kemi autonominë e ekspertizës, tek ne çdo gjë e vendos politika, nuk e vendosin për ne por për fëmijët e tyre, nuk ka asgjë për turp, duhet të mbahen hapur sado e keqe të jetë, zinxhiri i punës dhe ai i shkollës, të mos e shkëpusim këtë zinxhir. Do t’i rikthehesha vendeve përballë, jo Danimarkës,”- tha Shehi.

“Jam shumë dakort me zotin Shehi, ai tha diçka shumë të bukur, duhet bërë çmos të shkollat të qëndrojnë hapur, që të mos shkëputet zinxhiri, por rrethanat na bëjnë të marrim vendime të tjera,”- tha Fico.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico dashamir shehi albana fico dashamir shehi

Sondazh

Poll