Aktualitet

E rëndë në Memaliaj! Rëshqet furgoni në shtëpinë e oborrit, humb jetën 67-vjeçari, dëmtohet në këmbë i biri

25 Nëntor 2020, 18:29 Nga DOSJA
E rëndë në Memaliaj! Rëshqet furgoni në

MEMALIAJ– Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës të Memaliajt. Policia bën të ditur se një furgon në oborr ka lëvizur prej terrenit të pjerrët dhe ka goditur 67-vjeçarin, ku si pasojë ky i fundit ka mbetur i vdekur në vend.

Blutë bëjnë me dije se ka shumbur jetën shtetasi  B.Sh, sakaq ka mbetur i plagosur ka mbetur djali i tij E. Sh. i cili është transportuar  për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qënë aksidentale.

Njoftimi i Policisë:

Memaliaj.

Në fshatin Krahës, Bashkia Tepelenë,  në oborrin e banesës së shtetasit B.Sh., 67 vjeç, mjeti fugon, tip “Mercedes benz”, i cili ka qënë i parkuar, për shkak të terrenit të pjerrët ka levizur dhe ka goditur shtetasin B. Sh., duke i shkaktuar vdekjen. Gjithashtu është dëmtuar në këmbë dhe djali i tij, shtetasi E. Sh., i cili është transportuar  për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qënë aksidentale.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne memaliaj aksident ne memaliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 16:51

TIRANË– Ka humbur jetën pedagogia në Departamentin e Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Kozeta Noti. Mësohet se Noti për fat të keq nuk ka mun...