Aktualitet

24-vjeçari shqiptar kapet në fermën me kanabis në SHBA/ Klodjan Lici dënohet me 18 muaj burg, dëshmia habit gjyqtarin: Fam

24 Nëntor 2020, 20:16 Nga DOSJA
24-vjeçari shqiptar kapet në fermën me kanabis në SHBA/

SHBA- Një 24-vjeçar shqipatar është arrestuar në Worcester. Mediat e huaja bëjnë të ditur se Klodjan Lici, është arrestuar pasi është kapur duke punuar si kopshtar në një fermë kanabisi. Ndërkohë në momentin që ka dalë para gjykatës ai ka thënë se është detyruar të bëjë këtë punë pasi bosët shqiptarë të drogës i bënë kërcënime atij dhe familjes së tij për një borxh. Klodjan Lici kujdesej për bimët në shtëpinë e improvizuar si fermë kanabisi në taracë, në Worcester.

Një e korrur e vetme i sillte shitësve 42 mijë paund fitime, por Lici fitonte pak nga puna që bënte. 24-vjeçari, i cili ka kaluar katër muajt e fundit në paraburgim, tashmë e ka pranuar prodhimin e kanabisit kur u paraqit në Gjykatën e Worcester. Kur u arrestua në shtëpi, Lici i tha policisë se puna e tij ishte të ujiste bimët çdo dy ditë dhe të rregullonte ndriçimin në mënyrë që bimët të mos digjeshin. Lici u tha oficerëve se i detyrohej 16,000 £ dikujt në Shqipëri. Mediat bëjnë me dije se ai është dënuar për 18 muaj burg.

Sipas Licit, nëse ai do të kujdesej për bimët për katër deri në pesë muaj borxhi i tij do të shlyhej.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodjan lici klodjan lici

Sondazh

Poll