FactcheckPolitike

KRONOLOGJIA/ Gënjeshtra e madhe me testet e shpejta, drejtori i OBSH çmonton qeverinë: Në Shqipëri vijnë pas 8 ose 10 javësh…

Këto teste, që japin një përgjigje të shpejtë në mëpak se 40 minuta, me 97% siguri të prodhuar nga Abbot, lanë qytetarët në dëshirën për të mësuar se kur mund t'ju drejtohen qëndrave shëndetësore për t'i bërë falas. Dhe këtu është edhe supriza finale. 
Featured image of article: KRONOLOGJIA/ Gënjeshtra e madhe me testet e shpejta, drejtori i OBSH çmonton qeverinë: Në Shqipëri vijnë pas 8 ose 10 javësh… Drejtori i OBSh, Hans Kluge, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama

TIRANË- Konferencë për shtyp e kryeministrit dhe ministres, dalje e tri anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe në fund, siç ndodh zakonisht pas çdo lajmi të mirë në Shqipëri, del që nuk është ashtu siç pritej, ose nuk është i vërtetë. Ky është përfundimi i sagës së testeve të shpejta, (rapid test ose testet antigen). Një test që në sektorin privat e gjen në vlerën e 100 eurove, në shërbimin publik në vend nuk e gjen fare. Arsyet më shumë sesa lidhen me shanset e besueshmërisë së testit në rastet kur rezultati është negativ, lidhen me një strategji të trazuar, ose të pakuptueshme të qeverisë. Por për ti vënë tamam kapakun historisë, ia nisim nga fillimi. 

muajin mars, 2020, qeveria dhe ministrja Ogerta Manastirliu thanë se Shqipëria do të sillte testet e shpejta si pjesë e strategjisë për rritjen e testimeve. Më 23 mars 2020, kohë kur Manastirliu akoma nuk quante dot të finalizuar hapjen e laboratorit të dytë, e pyetur për testet e shpejta në një intervistë me Abc News tha: Po jemi në tratativë, jemi duke punuar kjo vetëm për të rritur stokun e testeve ekzistuese por edhe për të hapur gamën e testimit të shpejtë për sa i parkete testeve të reja. Jemi duke ndjekur rekomandimet e OBSH. 

Kjo deklaratë e muajit mars, pasohet nga një qendrim zyrtar i kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë. 

“Nuk kemi teste të shpejta, së shpejti do t’i kemi sepse kemi hyrë në bisedime. Për 15 minuta del rezultati.”-tha Rama më 3 nëntor 2020. (Shiko videon). 

Trumbetimit propagandistik iu futën edhe tri anëtarë të Komitetit Teknik. Në një konferencë live, Silva Bino tha: Sot u aprovua udhëzimi për futjen e testeve të shpejta antigen… Kjo deklaratë e kaq shumëpritur nga media dhe qytetarët e vënë në ankth, u pasua nga pyetje e deklarata e kundërdeklarata. 

Ogerta Manastirliu për t’i dhënë peshën e duhur lajmit doli edhe në një konferencë për mediat. Krah Ramës, ajo u shpreh se:

“Kemi rritur 4 herë testimet krahasuar me muajin Qershor dhe përgatitemi për të përfshirë testin e shpejtë të antigenit. Po punojmë dhe jemi në procedurë prokurimi për futjen e testeve të shpejta antigene për të rritur aksesin aktual të testimit dhe gjurmimit”, tha Manastirliu. 

Këto teste, që japin një përgjigje të shpejtë në mëpak se 40 minuta, me 97% siguri të prodhuar nga Abbot, lanë qytetarët në dëshirën për të mësuar se kur mund t’ju drejtohen qëndrave shëndetësore për t’i bërë falas. Dhe këtu është edhe supriza finale. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge pas takimit që pati dje me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa sqaroi se testimet nuk janë gjithçka, tha edhe se testet e shpejta në Shqipëri vijnë pas “8 ose 10 javësh“. “Jemi marrë me kohën e dorëzimit të testeve të shpejta pas 8 apo 10 javësh. Ne po përpiqemi ta përshpejtojmë. Shkenca ka lëvizur shpejt. Të gjithë po koordinohemi për të përshpejtuar këtë punë”, tha Klug.

Pra, gjithë kjo zhurmë e madhe me qytetarë që pyesnin nëpër qendra se kur do të bënin testin rapid, u shua pa u ndezur mirë akoma.

Këto teste në Shqipëri me gjasë do të vijnë edhe pas vaksinës, nëse ecuria e Biontech do të vijojë të jetë në këto ritme që është tanimë. Thënë ndryshe, testet e shpejta për 40 minuta, për të cilat u njoftuam në 4 dalje publike me radhë, vijnë në shkurt. Nuk dimë të themi me siguri të plotë, se jemi të fundit që kemi hyrë në negociata me OBSH për këtë çështje, por vendet e tjera të rajonit dhe Evropës (shiko listën tek Dailymail), porositën tek “Abbot” që në verë miliona testime. 20 milionë ishte numri i testeve të porositura nga Gjermania, SHBA dhe Britanai, ndërsa vendet e tjera hynë në negociata direkt me kompanitë për të marrë këto teste.

Kurse Shqipëria, njësoj si shumë vende të tjera, të mesme ose të varfëra, pret OBSH, e cila kërkon kohë. Sa për statistikë, thjesht ju informojmë që edhe Afrika e ka zgjidhur këtë problem dhe i ka porositur testet e shpejta që prej muajit tetor. A ishin vërtet paratë gati në Shqipëri siç pretendon Ministrja? 

Lexo linkun e CNN: 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment