Aktualitet

Situata te COVID2, gazetari: Sapo largohet një autoambulancë, hyn një tjetër. Vijnë në spital me vonesë

24 Nëntor 2020, 13:33 Nga DOSJA
Situata te COVID2, gazetari: Sapo largohet një autoambulancë, hyn

TIRANË– Ditën e sotme në Sanatorium ose COVID2 kanë hyrë 18 autoambulanca me të sëmurë nga Covid të cilët ishin në gjendje të rëndë.

Kështu raporton gazetari Erjon Skëndaj i cili është shprehur për ‘News24’ se në orën 10:00 kanë hyrë rreth 18 autoambulanca në spital me të sëmurë në gjendje të rëndë ose shumë të rëndë si dhe koha e pritjes së tyre ka qënë më e pakët se ditët e tjera.

“Kanë ardhur në spital me shumë vonesë, në terapi me oksigjen. Ndryshe nga ditët e tjera pas datës 15 nëntor, sot ka qenë kohë qëndrimi më i pakët i pacientëve para spitalit që varion nga 20 minuta deri në 50 minuta. Para urgjencës nuk ka pasur më shumë se dy autoambulanca. Sapo largohet një autoambulanca, hyn një tjetër. Çka tregon se ka një koordinim që të mos krijohen radhë të gjata”, tha Skëndaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid 2 situata ne spitalin covid covid 2 situata ne spitalin covid

Sondazh

Poll