Politike

PD bën publike denoncimin e qytetarit që humbi nënën nga Covid: I kërkoj prokurorisë të nisë hetimet për vdekjen e nën

24 Nëntor 2020, 13:00 Nga DOSJA
PD bën publike denoncimin e qytetarit që humbi nënën nga

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar dëshminë e një qytetare, nëna e të cilit ka vdekur si pasojë e COVID-19. Në dëshminë e publikuar nga PD, ai thotë se në skedën e marrë në morg, thuhej se shkak ishte arresti kardiak, ndërkohë që nëna kishte qëndruar një javë në spital COVID. Qytetari kërkon që prokuroria të nisë hetimet për ngjarjen.

Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi shkruan në Facebook se Edi Rama po i fyen qytetarët që janë prekur nga pandemia si dhe po i përbalt mjekët dhe sakrificën që ata bëjnë.


‘Kjo është vetëm një dëshmi e dramës që po kalojnë familjet shqiptare në këto kohë të vështira.  Pikërisht në këtë periudhë të zymtë për të gjithë globin, qeveritë e vendeve të përgjegjshme bëhën pikë reference dhe ankorë shpëtimi për qytetartët e tyre. Me propagandën e tij, Edi Rama po i fyen shqiptarët e prekur nga pandemia.
Kjo është e turpshme!  Ne vendin tonë, fakeqësisht, sistemi shëndetësor është bjerrur prej 8 vitesh, duke e lënë stafin mjekësor të përballet me një situatë të tillë tragjike, për një vend të vogël si ky i yni! Në vend që t’i mbështesë, Edi Rama po i përbalt mjekët dhe sakrificën e tyre vetëmohuese.  Kjo duhet të marrë fund menjëherë!
Ngushëllime familjes! Ne do të jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo përpjekje për të vënë në vend drejtësinë në emër të nënës suaj dhe të gjithë atyre shqiptarëve që kanë humbur të dashurit.’- shkruan Koduzi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denoncimi i pd denoncimi i pd

Sondazh

Poll

Politike 24 Nëntor 2020, 11:44

TIRANË– Partia Demokratike vijon me akuzat kundrejt Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë për fusha...

Politike 24 Nëntor 2020, 10:05

TIRANË- Shqipëria shpreson të mos ngelet pas vendeve të tjera në procesin e sigurimit të vaksinës kundër COVID19. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një...