Politike

Ndryshimi i diagnozës për vdekjet COVID/ Rama ngurron sërish të sqarojë: Keni përgjegjësinë ligjore dhe morale të mjeku

24 Nëntor 2020, 11:19 Nga DOSJA
Ndryshimi i diagnozës për vdekjet COVID/ Rama ngurron sërish

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë sqarime në lidhje me raportimin e vdekjeve COVID. I pyetur nga gazetarja Ambrozia Meta për vdekjet në shtëpi, dhe raportimin apo jo të tyre si COVID, Rama e kaloi pyetjen me përgjigjien e zakonshme të “futbollit” (flasin ata që e shohin gjendjen nga jashtë), ndërsa shtoi se raportimi bazohet në përgjegjësinë e mjekëve.  Kryeministri mohoi me forcë ndryshimin e diagnozës për viktimat, ndërsa sërish tha se nga këto akuza përfitojnë ata që bëjnë politikë me vdekjen.


Pyetje: Sa% e atyre që kanë vdekur janë raportuar covid, dhe fatalitetet që ndodhin në shtëpi, sa % janë regjistruar në shtëpi?

Edi Rama: Për shkollat e kam thënë dhe do e them prapë. Nuk jemi në ndeshje futbolli, që ata në shkallë e bëjnë më mirë se trajneri apo se ata në fushë golat. Të gjithë mund të thonë opinionin e tyre, por në fund të ditës duhet të jenë të vetëdijshëm që zbatimi i rregullave është domosdoshmëri. Edhe njëherë, kur unë them për shkollat në tërësi në të gjithë botën nuk ka rezultuar ajo që mendohej përpara se  eksperienca të na jepte më shumë informacion për autoritetet, askund s’ka rezultuar. Nga ana tjetër, autoritetet e thonë se ekuilibri mes hapjes dhe mbylljes duhet të jetë më i kujdesshëm, për fëmijët se ka pasoja të konsiderueshme. Për numrat, ju them: Nuk ndodh, se s’janë zgjedhjet në PD që ikin e dalin numrat sipas qejfit. Raportimi nuk bëhet në ajër, por nga mjeku, i cili ka njohuritë, përgjegjësinë morale dhe ligjore. Se kujt do i hynte në punë, se kush do përfitonte nga kjo, këtë mund ta thotë vetëm i imagjinata e atyre që arrin të përdorin edhe të vdekurit dhe vdekjen si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet, nuk ka asgjë për të diskutuar, është e turpshme. Diagnozat i vendosin mjekët, nuk jemi ne, aq më pak politika të vërë diagnoza.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambrozia meta edi rama vdekjet nga covid 19 ambrozia meta edi rama vdekjet nga covid 19

Sondazh

Poll