Politike

“Mos humb kohën kot…”, gazetarët e pyesin për mësuesit dhe COVID19 në shkolla, Rama pengon Kushin të bëjë sqarime:

24 Nëntor 2020, 11:11 Nga DOSJA
“Mos humb kohën kot…”, gazetarët e pyesin për

TIRANE– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi janë pyetur në lidhje me rastet e mësuesve me COVID, dhe se a ka patur kërcënime për ta me vendin e punës. Rama u pyet ngjithashtu për çështjen e dezinfektimit të një shkolle, dhe nxjerrjen jashtë nga mësimi të fëmijëve. Por, kryeministri tha se është normale, ndërsa pengoi dhe ministren të fliste.


Pyetje: A ju duket normale që nxënësit të dalin jashtë për të bërë dezinfektimin.

Edi Rama: Po, gjithçka mund të ndodhë në këtë kohë. Po mund të nxirren jashtë nga klasa për të bërë dezinfektim. Cfarë shqetësimi ka këtu kur nuk jemi në një kohë normale?

Evis Kushi: Unë do të bëj verifikimin pas takimit me ju. Për mua është shenjë e mirë që kanë ndërhyrë menjëherë. Edhe diçka tjetër se më ngeli në mendje ajo e kërcënimit. Jua them me garanci që nuk ka asnjë rast të tillë. Ne bëjmë të kundërtën. Nëse një mësues karantinohet, ne e mbështesim, unë kam vënë një orar që bëj telefonata me mësuesit dhe drejtorët e shkollave që janë sëmurë. Por nuk është kështu. (Ndërhyn Rama: Është humbje kjo, është marrëzia më e madhe që kam dëgjuar sot).

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike covidi ne shkolla edi rama evis kushi covidi ne shkolla edi rama evis kushi

Sondazh

Poll