Politike

“S’flas më për testet”/ Rama “kyç” gojën para gazetarëve, argumenti: Për këtë flasin shkencëtarët, s’janë

24 Nëntor 2020, 10:57 Nga DOSJA
“S’flas më për testet”/ Rama

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë sot kur është pyetur për testimet e COVID19 dhe strategjinë që po ndiqet. Rama tha se nuk flet më për këtë temë, duke argumentuar se nuk është “temë kafeneje”. 

“Nuk komentoj më asgjë për testet. Për testet flasin shkencëtarët dhe ekspertët nuk janë diskutime kafenesh.”-tha Rama. 


Por më herët, kryeministri gjithashtu deklaroi se nuk monitoron as masat dhe zbatimin e tyre nga qytetarët. “Unë nuk vendos masa, masat i vendos Komiteti Teknik, dhe as nuk monitoroj zbatimin e masave.”-tha Rama, deklaratë kjo e dyshimtë, për faktin se gazetarët pyetën kryeministrin e vendit, që është autoritet zyrtar dhe duhet të japë të dhëna zyrtare.

Pasi është vetë kryeministri që iu bën thirrje qytetarëve të dëgjojnë burimet zyrtare të informacionit dhe jo të bien pre e dezinformimit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama testimet në shqipëri edi rama testimet në shqipëri

Sondazh

Poll