Politike

24 Nëntor 2020, 10:05 Nga DOSJA

TIRANË- Shqipëria shpreson të mos ngelet pas vendeve të tjera në procesin e sigurimit të vaksinës kundër COVID19. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një konferencë me gazetarët, e cila u zhvillua online për shkak të ndalimit të grumbullimeve, se kategoritë e para që do të vaksinohen janë: Bluzat e bardha, mësuesit dhe policët. Kryeminsitri gjithashtu la të hapur mundësinë e vaksinimit me disa lloje të vaksinave. 

Rama u ndal edhe tek çështja e raportimit të vdekjeve COVID, duke mohuar çdo akuzë, përfshirë këtu edhe ndryshimin e diagnozës, në rastet kur pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese. Megjithëse nuk pranoi të jepte sqarime, Rama tha se këto janë akuza politike nga ata që duan të përfitojnë për pushtet, ndërsa shtoi se garanti për qytetarët është përgjegjësia ligjore dhe morale e mjekut. “ Se kujt do i hynte në punë, se kush do përfitonte nga kjo, këtë mund ta thotë vetëm i imagjinata e atyre që arrin të përdorin edhe të vdekurit dhe vdekjen si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet, nuk ka asgjë për të diskutuar, është e turpshme.“-tha ai. 

I prerë ishte edhe për testet, kur tha se ka marrë vendim të mos flasë më për këtë çështje.“Nuk komentoj më asgjë për testet. Për testet flasin shkencëtarët dhe ekspertët nuk janë diskutime kafenesh.”-tha Rama. 

Kryeministri ishte në këtë bashkëbisedim edhe me ministren e Arsimit, Evis Kushi, me të cilën njoftuan rritjen e pagave me 15% për mësuesit, ndërsa u zotuan për përfshirje në skemën e librave falas edhe të nxënësve të klasave të 6 dhe 7. “Në vitin 2021 paga e mësuesve do të rritet me 15%. 75.8 miliardë lekë është buxheti për arsimin në vitin 2021. 250 mijë nxënës do të përfitojnë nga skema për libra falas.”-tha Kushi.  

Rama mohoi mundësinë e mbylljes së shkollave duke argumentuar se “ekspertët i kanë thënë se ndikon tek psikologjia e fëmijëve”. Kryeministri foli edhe zbatimin e masave, ku sulmoi presidentin Ilir Meta se me shfaqjen tek ditëlindja e Bes Kallakut, ka dhënë një “spektakël të pështirë”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama evis kushi vaksina kundër covid edi rama evis kushi vaksina kundër covid

Sondazh

Poll