Sport

Krisje te Napoli? Pas zënkës, Gatuzo dhe futbollistët “pajtohen”…

24 Nëntor 2020, 11:37 Nga DOSJA

ITALI – Humbja 3-1 përballë Milan në “San Paolo” ka lënë gjurmë te Napolit. Zhgënjimi ishte i madh, çka u pa në fjalët e para të Xhenaro Gatuzos pas ndeshjes: “Nuk më pëlqejnë disa sjellje, nëse bëjmë si profesorë nxjerrim në pah të metat tona”. Por sipas medias italiane, këto fjalë nuk janë pritur mirë nga futbollistët, çka ka sjellë edhe një përplasje të tyre dhe trajnerit, një debat me tone të larta në dhomat e zhveshjes, aq sa Gatuzo ka kërcënuar me largim. “Nëse gjërat nuk ndryshojnë, jam i gatshëm të largohem”, mësohet të këtë thënë ai.

Mirëpo, ky lajm i publikuar nga “Corriere dello Sport” është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga klubi i Napolit. Gjithsesi, sot mediat italiane raportojnë se situata është qetësuar të hënën dhe Gatuzo është “pajtur” me lojtarët dhe palët janë sqaruar midis tyre. Tekniku u ka bërë apel futbollistëve të bashkohen përpara dy sfidave të rëndësishme, kundër Rijeka në Europa League dhe në sfidën e fundjavës kundër Romës në Serie A.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league humbja 3-1 ndaj milanit klubi i napolit kunder romes napoli rino gatuzo europa league humbja 3-1 ndaj milanit klubi i napolit kunder romes napoli rino gatuzo

Sondazh

Poll

Sport 23 Nëntor 2020, 17:27

Më 4 dhjetor vendoset e ardhmja e Hoakim Lëv

GJERMANI – Federata Gjermane e Futbollit nuk ka ndërmend të kalojë lehtë humbjen e fundit turpëruese të Gjermanisë me Spanjën. Për këtë arsye kanë njoftuar një ...