Sport

Më 4 dhjetor vendoset e ardhmja e Hoakim Lëv

23 Nëntor 2020, 17:27 Nga DOSJA
Më 4 dhjetor vendoset e ardhmja e Hoakim Lëv

GJERMANI – Federata Gjermane e Futbollit nuk ka ndërmend të kalojë lehtë humbjen e fundit turpëruese të Gjermanisë me Spanjën. Për këtë arsye kanë njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme më 4 dhjetor, për të analizuar punës së trajnerit të përfaqësueses, Hoakim Lëv.

Kështu ka njoftuar Federata Gjermane e Futbollit, duke e mbajtur me zemër të ngrirë  trajnerin e “panzerave” deri në atë datë.

Ky vlerësim do të bëhet pas humbjes turpëruese 6-0 ndaj Spanjës dhe në tërësi për rezultatet negative në Ligën e Kombeve. Gjermania arriti të fitonte vetëm 2 nga 6 ndeshje. Lëv tani ndjen zyrtarisht lëkundjen në stolin e tij. Gjithçka pritet të qartësohet pas mbledhjes së 4 dhjetorit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll