Sport

Ndërron jetë, ish-futbollisti i Mançester UTD, miku i legjendës Bobi Çarlton

23 Nëntor 2020, 17:17 Nga DOSJA

ANGLI – Moris Setërs, ish-futbollisti i Mançester Junajtid ka ndërruar jetë ditën e hënë. Karriera e tij filloi tek Uest Bromuiç në vitin 1954 dhe u aktivizua deri në vitin 1960. Më pas Seters u transferua te Mançester Junajtid, për të cilin luajti deri në vitin 1965, ku regjistroi 194 paraqitje për “djajtë e kuq”.

Futbollisti legjendar përfundoi karrierën e tij në 1970 dhe u bë trajner i Çarton nga 1971 në 1974. Seters udhëhoqi edhe Shefild Uensdej për një sezon dhe ishte asistent në Rotherham dhe ekipin kombëtar të Republikës së Irlandës.

Ish-futbollisti i ndjerë u bë i famshëm si futbollist Junajtid, ku ishte kapiten për dy vjet, ndërsa fitoi Kupën e FA në vitin 1963. Ai gjithashtu ishte shoku më i mirë i legjendës Bobi Çarlton.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 23 Nëntor 2020, 17:27

Më 4 dhjetor vendoset e ardhmja e Hoakim Lëv

GJERMANI – Federata Gjermane e Futbollit nuk ka ndërmend të kalojë lehtë humbjen e fundit turpëruese të Gjermanisë me Spanjën. Për këtë arsye kanë njoftuar një ...