Sport

Sporti humb edhe Kozma Monen, legjendën e basketbollit fierak të femrave

24 Nëntor 2020, 06:08 Nga DOSJA

FIER – Sporti shqiptar ka humbur një tjetër figurë të dashur. Legjenda e basketbollit fierak, Kozma Mone, është ndarë sot nga jeta në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të pasur dhe të gjatë sportive.

Lajmin e bën me dije kryetari i Bashksë së Fierit, Armando Subashi, cili ka bërë edhe një homazh dhe përkushtim në rrjetet sociale për këtë figure të shquar të të basketbollit shqiptar dhe atij fierak në veçanti.

Kushdo e mban mend ekipin e Apolonisë në basketbollin e femra, nivelin e tij cilësor që renditej në majat më të larta në sportit shqiptar. Natyrshëm në të, ishte dora dhe përkushtimi i trajnerit të madh Mone, i cili e krijoi dhe e rriti atë.

Titujt dhe nderimet për të kanë qenë të shumta dhe të merituara, ku mes të tjerash është vlerësuar dhe si “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Fierit. Lamtumirë mjeshtri Kozma Mone…

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basketbolli i femrave kozma mone qytetar nderi i fierit sporti fierak sporti shqiptar basketbolli i femrave kozma mone qytetar nderi i fierit sporti fierak sporti shqiptar

Sondazh

Poll

Sport 23 Nëntor 2020, 17:27

Më 4 dhjetor vendoset e ardhmja e Hoakim Lëv

GJERMANI – Federata Gjermane e Futbollit nuk ka ndërmend të kalojë lehtë humbjen e fundit turpëruese të Gjermanisë me Spanjën. Për këtë arsye kanë njoftuar një ...