Sport

Sulmuesi Cikalleshi: “Nuk jam plakur akoma, jam 30 vjeç dhe jam në kulmin tim”

24 Nëntor 2020, 06:39 Nga DOSJA
Sulmuesi Cikalleshi: “Nuk jam plakur akoma, jam 30 vjeç dhe jam

TIRANE – Golashënuesi dhe sulmuesi kuqezi Sokol Çikalleshi ka qenë i ftuar në një lidhje me emisionin “Procesi Sportiv”, ku deklaroi ndërmjet të tjerash, se ai e sheh veten edhe për disa vite në kombëtare, pasi në moshën 30-vjeçare është në kulmin e karrierës së tij.

“Ndjehem mirë, çdo gjë po shkon si duhet. Në ekip u ktheva dhe isha titullar dhe i fituam ndeshjen. E kam ndihmuar ekipin në ndeshjet e fundit. Kam qenë unë që kam dërguar topin në rrjetë, por nuk do të thotë që ka qenë vetëm meritë e imja. Unë mendoj se ka funksionuar gjithë ekipi por të qëndrojmë me këmbët në tokë”.

Dënimi? “Sa shumë flitet për këtë gjë, por besoj se çdo gjë është kaluar, nuk është për t’u marrë me gjërat që ndodhin brenda familjes se janë shumë arsye. Federata ka objektivin e saj për të sjellë elementin e ri në kombëtare, të mos qëndrojmë te fjala denim, se mendoj në ndeshjet e fundit kemi bërë një punë të mire, duke qenë me mendimin që kemi bërë detyrën. Në fund të fundit ta gëzojmë këtë fitore të vogël. Janë gjëra që mund të ndodhin brenda familjes. Nëse do të luanin Çikalleshi, Hysaj, Roshi etj., në ndeshjet më parë, atëherë ndeshja e fundit, atë kënaqësi të ndeshjes së fundit nuk do e kishim”.

Rinovimi i kombëtares? “Federata ka pasur planin e saj për elementin e ri, por nuk jam plakur akoma, jam 30 vjeç dhe jam në kulmin tim. Eshtë abuzive, kur thuhet shpesh në opinionin publik, se Çikalleshit, Sadikut e Balajt po u vjen fundi në kombëtare. Nuk mund të dalim kaq shpejt në këtë përfundim, se siç e thashë kam besim te vetja që edhe për disa vite do bëj maksimumin. Patjetër sulmi nuk është pronë e askujt, por do të jem pretendent e gjithmonë i gatshëm apo në pritje. Gjërat ndryshojnë shpejt dhe e dimë, nuk merrem me lëvizje majtas e djathtas për t’iu shmangur asgjëje”.

Festimi i golit? “Kam qenë shumë afër limiteve për t’u dëmtuar, duke qenë se është moment që nuk mendohesh gjatë. Jam simpatizat i kësaj që të shënoj dhe më pas të festoj. Me Kazakistanin më ka ndihmuar Zoti se kam qenë në limite për të dëmtuar shtyllën kurrizore. Po, fusha kishte probleme, e kemi ndjerë këtë, por faleminderit Zotit që arritëm të fitonim”,– tha ndër të tjera sulmuesi i kombëtares Sokol Çikalleshi gjatë bisedës së tij.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport balaj fitorja me kazakistanin golashenuesi i kombetares sadiku sokol cikalleshi sulmuesi i kombetares balaj fitorja me kazakistanin golashenuesi i kombetares sadiku sokol cikalleshi sulmuesi i kombetares

Sondazh

Poll

Sport 23 Nëntor 2020, 17:27

Më 4 dhjetor vendoset e ardhmja e Hoakim Lëv

GJERMANI – Federata Gjermane e Futbollit nuk ka ndërmend të kalojë lehtë humbjen e fundit turpëruese të Gjermanisë me Spanjën. Për këtë arsye kanë njoftuar një ...