Aktualitet

“Do të të vras!”/ Zbulohet pas 6 muajsh kërcënuesi i efektivit të Policisë, prej muajsh nuk i ndahej. E ndiqte dhe kë

24 Nëntor 2020, 08:13 Nga DOSJA
“Do të të vras!”/ Zbulohet pas 6 muajsh

TIRANË– Pas 6 muajsh hetime, Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Kërcënimi”, ku në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Gosa e Kavajës që kërcënonte një efektiv Policie. Prej 6 muajsh 24-vjeçari Ardit Saraçi kishte hapur një numër të madh profilesh të rreme në rrjetet sociale dhe nga to kërcënonte vazhdimisht efektivin dhe familjarët e tij. Saraçi mësohet se ka kërcënuar një inspektor krimesh në Kavajë, pasi ky i fundit e ka arrestuar në vitin 2019, pasi i riu mbante në banesë lëndë narkotike dhe qarkullonte me armë pa leje. Hetimet e krimit kibernetik, çuan në zbulimin e identitetit të 24-vjeçarit dhe prangosjen e tij, ndërkohë që po punohet për kapjen e personave që mund të kenë bashkëpunuar me të.

POLICIA E SHTETIT

Finalizohet operacioni policor “KËRCËNIMI”.

Operacioni i zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale.

Zbardhet pas 6 muajsh hetime, kanosja për vrasje e një punonjësi police, për shkak të detyrës, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Në vijim të punës për parandalimin, hetimin dhe zbardhjen e krimeve kibernetike, nga Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit u zhvillua dhe finalizua me sukses operacioni policor “KËRCËNIMI”.

Pas një hetimi 6-mujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një punonjës policie i cili ndihej i kërcënuar në rrjetet sociale, për shkak të detyrës, nga një shtetas i panjohur.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë për masën e sigurisë “Arrest në burg”për shtetasin:

A. S., 24 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, me precedentë të mëparshëm kriminal, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme. Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale kanoste në mënyrë të vazhdueshme punonjësin e policisë dhe familjarët e tij, për shkak të detyrës që ky punonjës kishte kryer. Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një telefon celular i markës “Samsung”.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat që mund të jenë të lidhur me këtë shtetas. Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardit saraçi operacioni kërcënimi ardit saraçi operacioni kërcënimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 06:42

TIRANË– Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico është shprehur se mjekët nuk i fshehin vdekjet e pacientëve, duke hedhur poshtë pretendimet e kreut të opo...