Aktualitet

Kush e ndihmoi të ikte në Siri? Floresha Rasha përballet me anti-terrorin, pas kthimit nga ‘ferri’ del para drejtësisë

24 Nëntor 2020, 07:57 Nga DOSJA
Kush e ndihmoi të ikte në Siri? Floresha Rasha përballet me

TIRANË– Floresha Rasha, e cila u kthye pak ditë më parë së bashku me fëmijët e saj nga kampi i Al Holit në Siri është marrë në pyetje ditën e sotme nga agjentët e Anti-terrorit.

Mësohet se hetuesit e kanë pyetur të renë lidhur me emrat e personave që e kanë ndihmuar atë dhe bashkëshortin e saj të ndjerë që të largohen nga Shqipëria drejt Sirisë. Në dëshminë e saj Floresha ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në luftë dhe ka shpjeguar thjesht rrugën që ka ndjekur për të shkuar në Siri.

“Nuk kam marrë pjesë në luftë, nuk kam vrarë njeri. Gjatë qëndrimi tim në Siri jam plagosur Unë në Siri kam shkuar nga Turqia dhe këtë e kanë mundësuar disa persona që kam njohur në Tiranë”, është shprehur ajo. Megjithatë Rasha nuk ka përmendur asnjë emër të personave që ka takuar apo bashkëpunuar në Siri, ndërsa fëmijët e saj janë larguar shumë të vegjël, ose kanë lindur në Siri, për të dëshmuar ndonjë detaj.

Ajo ndodhej atje që prej vitit 2014, kur iku bashkë me bashkëshortin e saj i cili mbeti i vrarë gjatë luftimeve për llogari të shtetit të Kalifatit. Edhe vetë ajo ka mbetur e plagosur dhe ka marrë plagë të rëndë në këmbë, gjë që e ka detyruar që të përdorë një karrige me rrota. Bashkë me bashkëshortin, Floresha humbi në Siri edhe vajzën e saj adoleshente, për të cilën u shpreh se nuk i dinte as varrin.

Përgjatë tri viteve martesë me Lavdërim Muhaxherrin, Floresha solli në jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Më 27 tetor ajo u kthye në Shqipëri bashkë me tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet floresha rasha merret ne pyetje floresha rasha floresha rasha merret ne pyetje floresha rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 06:42

TIRANË– Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico është shprehur se mjekët nuk i fshehin vdekjet e pacientëve, duke hedhur poshtë pretendimet e kreut të opo...