Aktualitet

Nuk ka më besë! Shqiptarët zgjedhin metodën tjetër, Lala: Sa herë niset një ngarkesë, dikush shkon e mbahet peng

24 Nëntor 2020, 07:12 Nga DOSJA
Nuk ka më besë! Shqiptarët zgjedhin metodën tjetër,

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije skemën që ndiqet nga trafikantët e drogës, të cilët transportojnë lëndë narkotike nga Amerika Latinë në vendet e Bashkimit Europian. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala u shpreh se në momentin që niset një ngarkesë, nga Shqipëria dikush shkon dhe mbahet peng, si garant që porosia do të shkojë në destinacion. 

“Në këto momente që flasim ka persona që janë peng. Në momentin që niset një ngarkesë një person shkon dhe qëndron peng. Në momentin që nisi pandemia, Interpol Tirana i dërgoi një shkresë Ekuadorit dhe mori një listë të shqiptarëve që jetojnë atje. Ka një numër jashtëzakonisht të madh. Shifra zyrtare është shumë herë më e lartë se ajo që ka grumbulluar media. Pjesa më e madhe e pengjeve, në Shqipëri nuk kanë asnjë problematikë. Nuk shkojnë vetëm për një rast. Iu kthehet në rutinë dhe krijojnë familje atje,”-tha ajo.

Duke ju referuar një raporti të publikuar, gazetarja Fatjona Medini tha se mendohet që në harkun kohor 2017-2019 kanë qenë 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador, të favorizuar edhe nga fakti që ky vend nuk ka sistemin e shenjave të gishtave.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala shqiptaret ne ameriken latine klodiana lala shqiptaret ne ameriken latine

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 06:42

TIRANË– Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico është shprehur se mjekët nuk i fshehin vdekjet e pacientëve, duke hedhur poshtë pretendimet e kreut të opo...