Aktualitet

“Kur do të arrihet imuniteti i tufës në Tiranë?”/ Mjeku Sulçebe pesimist: Jemi në gjysmë të rrugës, duhet të kapë

24 Nëntor 2020, 07:25 Nga DOSJA
“Kur do të arrihet imuniteti i tufës në

TIRANË– Rastet me COVID rriten frikshëm çdo ditë, por për mjekun e njohur imunolog, Genc Sulçebe jemi ende larg imunitetit të tufës. I ftuar në Spotlight, mjeku është shprehur se lufta kundër Covid tashmë nuk mund të bëhet në spitale.

“Kapacitetet reale pritëse të shtretërve Covid a janë realisht për të përballuar këtë fluks të pritshëm, apo jo, në qoftë se nuk janë si mund të ngrihen, këto skenare të ndryshme si janë parashikuar? Në radhë të parë duhet të kthehemi mbrapsht, të mendojmë se si të parandalojmë infeksionin. Flasim për tu shtruar në spital, por gjëja kryesore është, dhe kjo i duhet sqaruar popullatës, që kjo epidemi nuk zgjidhet në spital, nuk zgjidhet me oksigjen. Zgjidhet me parandalim, sepse është një infeksion të cilin ne e dimë se si merret,”-u shpreh mjeku.

Sulçebe është shprehur se Tirana shënon 20-25% por për të mbërritur një imunitet tufe, do të ketë shifrën e 50%.

Jemi shumë larg. Tirana tani duhet të jetë afër 20-25%. Ne Akademia e Shkencave do të organizojmë një fazë studimore për të parë sa ëshët realisht gjendja, por jemi akoma larg imunitetit të tufës. Imuniteti i tufës duhet të kapë rreth 50% të popullatës. Nuk mund të pretendojmë që imuniteti i tufës të arrihet përmes imunizimit natyral, por duhet ta arrijmë nëpërmjet vaksinimit, për arsye se  me imunizim natyral mund të kemi shumë humbje,”-shtoi ai.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 06:42

TIRANË– Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico është shprehur se mjekët nuk i fshehin vdekjet e pacientëve, duke hedhur poshtë pretendimet e kreut të opo...