Politike

‘Ulja e numrit të viktimave nga Covid-19’, Paloka: Edi Rama kërcënon Prokurorinë që të mos hetohet

23 Nëntor 2020, 21:45 Nga DOSJA
‘Ulja e numrit të viktimave nga Covid-19’, Paloka: Edi Rama

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike , Edi Paloka ka thënë se Kryeministri Edi Rama po kërcënon Prokurorinë që të mos zhvillohen hetime në lidhje me këtë ngjarje. I ftuar në “Tempora” është shprehur se Rama i din rezultatet nëse një Prokurori serioze dhe e pavarur do të shkonte të hetonte dhe sipas tij kjo është arsyeja që kreu i qeverisë kërcënon.

“Nuk është rasti i parë që Rama kërcënon drejtësinë, gjykatat. Ky është kërcënim i hapur.  Padia është publike dhe në raste të tilla Prokuroria vepron vetë. I është bërë thirrje Prokurorisë të hetojë dhe mjafton që të verifikohen dokumetat e Morgut në spital. Është kaq e thjeshtë, të marrë dëshmitarë, të pyesë. Rama e di se çfarë rezultatesh do të kishte nëse një Prokurori serioze dhe e pavarur do të shkonte të hetonte, prandaj e bën atë kërcënim.”’ ka thënë ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll